Kandiq: Tadiq s’ka guxim të ballafaqohet me realitetin

Drejtoresha ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Kandiq tha se është testim serioz për Qeverinë e Serbisë që të gjejë modalitetin të bisedojë me Qeverinë e Kosovës.
Gjatë prezentimit të librit të saj “Kujtimi për Kosovën” Në Universitetin e Nju-Jorkut, Kandiq tha se presidentit të Serbisë i mungon guximi i ballafaqimit me realitetin dhe Tadiq vazhdon të përsëris se Kosova është pjesë e Serbisë, përderisa e tërë bota e dine se kjo nuk është e vërtetë.
Kandiq po ashtu tha se inkurajuese është se shumë qytetarë nga Serbia kanë filluar të kërkojne nga Qeveria e Serbisë që të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës. /rtv21/