E Shtunë, 31 Tetor 2026

IBM po ndërton një sistem arkivimi prej 120 Petabytes

Studiues në Kaliforni po ndërtojnë sistemin e arkivimit digjital të informacioneve më të madh në botë. Sistemi do të përmbaj 200 mijë hard-disk individual të lidhur me njeri-tjetrin. Të gjithë bashkë do të arrinë një kapacitet prej 120 petabytes, ose 120 milion gigabytes.

Sfida është e madhe dhe do të hasen shumë probleme por studiuesit janë optimist. Sistemi do të shërbej për studiuesit që kanë nevojë për shumë informacione në simulimet e tyre për botën reale, gjë që kërkon një super kompjuter. IBM do të duhet të përdor ftohës me ujë në vend të ventilatorëve tradicional, për të kontrolluar temperaturat e larta që do të krijohen kur sistemi të jetë në punë.

Për të minimizuar humbjen e informacioneve nga dëmtime të hard-disqeve do të përdoret edhe një sistem i komplikuar për sigurimin e informacionit. IBM do të krijoj edhe një sistem të ri të menaxhimit të informacionit duke qenë se një dokument do të duhet të shkruhet në të njëjtën kohë në më shumë se një hard-disk.

IBM me anë të produktit të ri do të arri të bëjë parashikime më të sakta mbi motin dhe në monitorimin e tërmeteve, duke pasur në dispozicion një sasi të madhe informacioni.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›