E Shtunë, 31 Tetor 2026

Se shpejti pritet te fuqizohet ligji per liberalizmin e tregut te energjise

Brenda pak kohësh pritet që fuqizohet ligji për liberalizmin e tregut të energjisë, i cili u vjen në ndihmë gjendjes financiare të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Një ligj i tillë e kthen sektorin aktual të energjisë nga një treg hermetik në një treg të hapur, të gjërë dhe konkurrentë. Tashmë, KESH pushon se furnizuari operatorët e tjerë të shpërndarjes, që u japin energji bizneseve dhe përqëndrohet në furnizimin e energjisë të CEZ Shpërndarje, e cila këtë energji e përcjell për konsmuatorët dhe bizneset e mesme. Në këtë rast, energjia e prodhuar nga HEC-et me kapital 100% shtetëror u kalon qytetarëve, pasi konsiderohet si energji me nje çmim më të ulët, ndërsa shoqëritë e tjera që furnizojnë me energji bizneset e mëdha do të dalin në tregun e lirë, për të blerë energji.

Këshilltarja e kryeministrit për ekonominë, Suzana Guxholli e sqaron thelbin e ligjit dhe rëndësinë e tij.

Aktualisht nga Enti Rregullator i Energjisë janë licensuar 7 shoqëri tregtare, të cilat mund të kryejnë aktivitetin e furnizimit me energji elektrike në tregun e lirë për Klientët e Kualifikuar apo thënë ndryshe për bizneset.

Ky ligj kaloi pas diskutimeve të gjata për buxhetin e vitit 2012, në seancën e fundit plenare, vetëm me votat e mazhorancës.

Krahas tij, parlamenti miratoi edhe ligjin që i shndërron faturat e KESH-it në tituj ekzekutiv, përmes të cilave koorporata mund të çojë në gjyq klientët e saj që i kanë detyrime.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›