Sead Haxhibuliç te Vllaznia

(ALBANIA SPORT) - Sulmuesi Sead Haxhibuliç do të luajë pjesën e dytë të sezonit me Vllanzinë e Shkodrës. Marrëveshja paraprake midis presidentit, Valter Fushaj, dhe boshnjakut është arritur, por pritet zyrtarizimi nga drejtuesit fierakë.
26-vjeçari, i cili gjatë pjesës së parë të sezonit u aktivizuar me Apolonisë (5 gola) vlerësohet si një përforcim cilësor i formacionit të Edi Martinit, duke zëvendësuar kështu Vioresin Sinanin e larguar për te Besa.
Në këmbim të Haxhibuliçit, Apolonia do të marrë mbrojtësin Rrahman Hallaçi dhe sulmuesin Elhan Galica. Në fillim të merkatos, Haxhibuliç ishte i lidhur me një lëvizje drejt Besës së Kavajës, por tratativa dështoi, pasi Apolonia bllokoi transferimin.
Haxhibuliç edhe sot nuk u stërvit me Apoloninë e Hasan Likës, çka konfirmon edhe largimin e tij nga “Loni Papuçiu”.
Vllaznia do të jetë skuadra e dytë në Shqipëri në karrierën e Sead Haxhibuliçit.Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 14 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili