E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: “Nga mazhoranca presim reflektime, jo provokime”

Autori i Lajmit: Redaksia

Pasi braktisi sallën e Kuvendit bashkë me deputetët e tjerë socialistë, Taulant Balla deklaron se hyrja e djeshme në Kuvend u bë për të paraqitur projektligjin për ngritjen e komisionit dhe një projektligj tjetër, i cili i jep të drejtën e hapjes së kutive çdo partie që kërkon hetim për zgjedhjet e përgjithshme apo lokale. “PS paraqiti mekanizmin se si zgjidhet kriza, që krijon mundësi për hetimin e zgjedhjeve. “Sigurisht, i kërkuam mazhorancës që të njihet me dy dokumentet që kemi paraqitur, në aspektin profesional dhe procedural”,- deklaroi Balla. Sipas tij, kjo ishte pjesa që duhet të bënte PS, tashmë i takon Berishës të marrë vendime, meqë do kohë për reflektim, ne ia dhamë këtë mundësi. Balla sqaron se dhënia e mundësisë për reflektim, ishte edhe arsyeja e braktisjes së Kuvendit. “Ne e kemi bërë pjesën tonë, i takon Berishës të marrë vendimet për të zgjidhur krizën duke hequr dorë nga provokimet”, – tha Balla, ndërsa shtoi se, në rast se Berisha nuk merr parasysh kërkesat e tyre, “PS do tu rikthehet protestave në mars”.

Ky lajm është publikuar: 26/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›