E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja e Metes Prokuroret shkelen Kushtetuten

Prokuroria ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën në lidhje me veprimet hetimore që ka kryer ndaj ish zv- kryeministrit Ilir Meta. Avokatët mbrojtës të Metës i paraqitën këto pretendime para kolegjit penal të Gjykatës së Lartë me relator Ardian Dvorani.

Sipas tyre prokuroria nuk ka respektuar afatin tre mujor për kryerjen e hetimeve që nga nisja e procedimit, si dhe kanë shkelur Kushtetuten pasi çdo hetim është ndërmarrë kur Meta kishte imunitet.

Seanca u mbyll pas 60 minutash, pasi prokuroria kërkoi kohën e nevojshme për t’iu përgjigjur akuzave të avokatëve të Metës. Ish-zv/kryeministri akuzohet për korrupsion aktiv në skandalin e publikuar nga videopërgjimi i Dritan Priftit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›