E Diel, 1 Nëntor 2026

Të drejtat e njeriut, Harxhi vizitë në OKB

Mesazhi

Një delegacion prej katër anëtarësh nga Shqipëria i kryesuar nga zv.ministrja e MPJ-së, znj. Edit Harxhi, e shoqëruar nga ambasadori shqiptar në OKB, z. Sejdi Qerimaj, po ndjekin punimet e sesionit të 13 të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Pjesëmarrësve të sesionit në fjalë u është drejtuar edhe znj. Edit Harxhi, e cila analizoi arritjet në respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri, duke dëshmuar se Shqipëria tashmë është e gatshme se pas anëtarësimit të saj në NATO, t’i bashkëngjitet edhe familjes së madhe të Bashkimit Europian. Në fjalimin e saj, zv.ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë në fjalën e saj në Kombet e Bashkuara në Gjenevë mori angazhimin për rekomandimet e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›