Seanca e Kuvendit, Gramoz Ruçi: Berisha, dëgjo argumentet tona, pastaj jep reagimin tënd
Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, gjatë fjalës së mbajtur në Seancën e Kuvendit, i kërkoi Kryeministrit Berisha që të dëgjojë argumentet e opozitës për zgjidhje të krizës. Më pas, vijoi Ruçi, kryetari i mazhorancës mund të japë reagimin e tij lidhur me nismat ligjore të PS-së për transparencën e zgjedhjeve. “Nuk kemi ardhur të dëgjojmë retorikën tuaj, as të provokojmë dhe as të bëni diversion të grupit parlamentar socialist me socialistët, votuesit e tyre dhe komisionerët”, reagoi Ruçi ndaj deklaratave të Berishës. Sipas tij, opozita ka ardhur në sallë të sjellë argumentet juridike dhe politike që ky problem ka zgjidhje. Ai tha se pengesa e moszgjidhjes është vetëm mungesa e seriozitetit dhe e vullnetit politik.