Seanca e Kuvendit, Edi Paloka: Opozita po tregon me veprimet e saj se nuk e do transparencën
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, gjatë fjalës së mbajtur në Parlamenti deklaroi se opozita nuk kërkon transparencën e zgjedhjeve. “Jam i bindur që Rama nuk ka kërkuar asnjëherë transparencë të zgjedhjeve dhe se të rregullojë defektet që përmban Kodi Zgjedhor. Opozita po tregon me veprimet e saj se nuk e do transparencën”, deklaroi Paloka. Sipas tij, kërkesat e socialistëve janë antikushtetuse dhe se “opozita ka llogaritur çdo gjë për të vazhduar me synimet e tyre për të bojkotuar institucionet e vendit”.