Berisha: Mashtrimi i PS me rezultatet Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, beri te qarte dje ne diten e fundit te mundesise per kompromis me opoziten te vendosur nga nderkombetaret, se kutite e votimit nuk hapen dhe Komisioni Hetimor nuk mund te dale kurre siper vendimeve te gjykatave dhe Kushtetutes. Nderkohe qe i premtoi socialisteve qe eshte i gatshem te ndryshoje ligjet per ti ndihmuar ne hetim te shpejte ne organet kushtetuese per ankesat e tyre per zgjedhjet. Duke rrezuar qe ne fillim te seances plenare nismen e PS, hetimin e zgjedhjeve, kreu i qeverise ftoi socialistet te miratojne variantin e propozuar nga PD qe eshte kushtetues. Nderkohe qe ka dhene te gjitha rastet e asaj, qe per te perben mashtrim te opozites ne lidhje me rezultatet me zero qe jane paraqitur nga nderkombetaret, duke dhene shifra zyrtare krejt ndryshe. "Ne vend te krijoni transparence, ju lyeni me boje te zeze fytyren tuaj. Deri ne oren 9 e 30 te nates, se dites se sotme, une qendroj ketu per ta ngritur kete komision. Por ju nuk doni te hetoni dhe nuk jeni per mjete kushtetuese. Bejini mire llogarite, nese kercenoni, ta dini se nje pushtet te dale nga vota e lire, nuk ka asgje qe ta lekunde. Ne dolem nga zgjedhjet e lira jo nga piramidat. Gangstere te piramidave", paralajmeroi Berisha. Sipas tij, PS nuk ka asnje fakt per te kundershtuar zgjedhjet se ne te kundert do ta kishte cuar ne Prokurori. Duke akuzuar opoziten si ish qeveri e bandave, kryeministri tha se as ne 1997, nuk kishte per ta marre Partia Socialiste pushtetin por ia la ai, sepse shqiptaret nisen te mendonin se kishte marre leket e piramidave. "Jua lashe une pushtetin ne 1997, per nje arsye te vetme, se shqiptaret menduan se vertete qeveria ka preke paret e tyre ne piramida. Ju nuk kishit per ta marre kurre. Jam ketu sot prap ne krye te qeverise se shqiptaret e pane se nuk kisha prekur gje", tha Berisha. Ai propozoi se nese socialistet nese kane frike e nuk ankohen ne prokurori pasi mendojne se ceshtjet zvarriten, ai eshte i gatshem qe te nderhyje me ligj qe prokuroret te punojne sa me shpejt. "Keni hall se vonon prokuroria shqyrtimin e padive tuaja, po ne bejme nje ligj, paguajme 100 prokurore qe t'ju sjellin dokumentet e te hetohet ne kohe. Edhe une jam per transparence te plote, si ju, por me mjete kushtetuese te zgjidhin problemin ne prokurori", tha Berisha. Kreu i qeverise rreshtoi dje ftesat ne Kuvend ndaj opozites, duke premtuar voten e maxhorances pro, te gjitha propozimeve apo amendamenteve qe PS do sjelle per rekomandimet e OSBE/ODIHR. Por ne asnje rast sipas kryeministrit, nuk mund te kthehet Kuvendi ne gjykate, pasi do te merrte fund demokracia. Perpos ketyre ftesave, kreu i qeverise qartesoi edhe njehere pozicionin e tij dhe te mazhornaces politik, se nuk mund te ndodhe hapja e kutive te votimit. "Ne kemi ardhur per t'i dhene nje pergjigje, legjitime dhe kushtetuese kerkeses se opozites per transparence. I them opozites, te lere retoriken e akuzave monstruoze ndaj 20.000 komisionereve te saj sepse nuk ka gje me te rende, se sa te shnderrojme kete seance ne nje gjyq publik per ata 20.000 socialiste, qe permbushen detyren e tyre", tha Berisha. Ai paralajmeroi socialistet, se do ta kete shume te veshtire te gjeje komisionere ne zgjedhjet e ardhshme ne prag, pasi kjo force politike, eshte e vetmja qe del kunder te gjithe komisionereve te saj. "Mos flisni ketu per krim elektoral sepse zgjedhjet kane pasur gardiane. Mos leshojme shashka te tilla. Te perdorim lope dhe dele ketu, apo jashteqitje te tyre kunder komisionereve. Vetem sepse ai qe ju udhehoqi ju nuk i fitoi dot zgjedhjet", vijoi replikat Berisha, duke shtuar se maxhoranca eshte ne salle per dialog.
Qendrimet
Asnje leshim mes qendrimeve te dy forcave politike per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit per daljen nga kriza. Kryeministri Sali Berisha tha se hetimi parlamentar mund te behet vetem ne rruge kushtetuese, pa u hapur kutite. Socialistet kembengulin ne transparence, te pakten me hapjen e kutive te materialeve zgjedhore.