Shenim per nje dimension e destinacion te ri, te politikes se jashtme shqiptare
Nga Robert Goro
Vizita e Ilir Metes ne Serbi dhe shkuarja e tij edhe ne Presheve, deshmon se politika e jashtme shqiptare po fiton nje dimension, por edhe nje destinacion te ri.
1. Dimensioni
Ne kohen qe Tirana e Beogradi, deklarojne se u ra dakord qe pikepamjet diametralisht te kunderta per ceshtjen e Kosoves, nuk duhet te influencojne zhvillimin e marredhenieve ndershteterore, Ilir Meta, me viziten e tij ne Presheve ka hedhur nje pikete qe marredheniet shqiptaro-serbe, tani e tutje, te (duhet te) kushtezohet nga nje faktor i ri. Qe nuk eshte tjeter pervec sjelljes se pushtetit qendror ne Beograd, ndaj minoritetit shqiptar ne Luginen e Presheves. Nje minoritet qe te pakten tash per tash duket se e ka mbledhur mendjen te qendroje larg skenareve destabilizues. Por qe nga ana tjeter, ka qene "nder me jetimet e me te diskriminuarit, nder shqiptaret e rajonit", sic u shpreh vete Ilir Meta gjate vizites ne Lugine.
Eshte e qarte se banoret e Presheves, Bujanovcit e Medvegjes nuk do te fillojne tani te "hane me luge floriri", sic thote nje shprehja e jone popullore. Dhe entuziazmi e emocionet e ndersjella per kete vizite, qe banoret e prisnin 97 vjet, perbejne anen folklorike (nese lejohem te shprehem keshtu), te vizites.
Sepse ana substanciale eshte ajo qe thame pak me lart, pra se ne marredheniet mes Shqiperise e Serbise, nderfutet edhe nje parameter, apo dimension i ri.
Nderkaq, ky parameter apo dimension, do te ishte pak i rendesishem nese inkuadrohej thjesht ne marredheniet dypaleshe. Por kam mendimin se me kete hap, politika e jashtme shqiptare ploteson e konsolidon axhenden e saj, duke deshmuar ne te njejten kohe nje fryme (te munguar deri me tash) ofensive, ne sensin strategjik te fjales.
Ne politiken e jashtme te vendeve fqinje, ekzistenca e minoriteteve (respektive ose jo), perben vazhdimisht nje pike te nxehte e shpeshhere edhe nje "molle sherri". Deri me tani Shqiperia ka qene e terhequr ne kete ceshtje; ndoshta ne emer te pergenjeshtrimit te imazhit qe fqinjet e saj kishin krijuar e konservuar ne arenen nderkombetare; apo ndoshta ne emer te ruajtjes se stabilitetit te brishte ne Ballkan, sipas porosive te Brukselit qe s'para ia ka enda te lindin probleme te tjera ne kete kend te Evropes, ku ende vertitet era e barutit...
Por Shqiperia e 2010-s eshte anetare e NATO-s, me aspirata dhe shpresa te konsoliduara qe ne nje moment te anetaresohet edhe ne Bashkimin Europian. Me shume se "aty" ne kartat e politikaneve, qenia ne NATO, perkthehet ne rritje te emrit e te peshes se Shqiperise dhe ne rivleresim te rolit te saj rajonal, por edhe nderkombetar. (Pse qenia ne Paktin e Atlantikut nenkupton -vec gjithe te tjerave - edhe disponimin e nje vote, te cilen e kane nevoje edhe shtetet me te medha).
Dhe pikerisht se eshte e tille, mund ta ngreje zerin e saj, pa stonuar, ne kerkim dhe ne mbrojtje te te drejtave te shqiptareve anembane ne Ballkan. Fillimi i bere ne Presheve (ne te vertete duhet konsideruar vetem si nje hap i pare), qofte nisja e nje rruge te re (pa stonatura, sic thame e kreshendo nacionaliste), me stacion te dyte ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise, ku pjesemarrja tradicionale e shqiptareve ne qeverite e vendit fqinj, me shume i perngjan garnitures ne nje gjelle te ringrohur...
2. Destinacioni
Vitet e fundit, ministrat e jashtem shqiptare me shume kane rrahur rrugen per ne Bruksel, se sa per ne dikasterin e tyre. Dhe kjo ishte e shpjegueshme me axhenden integruese te Shqiperise. Por Shqiperia, pavaresisht se mund ta deshironte shume, nuk mund te ndahet nga konteksti i saj ballkanik, aq me teper qe ne gjithe vendet e rajonit eshte krijuar tashme nje dinamike e re, qe sigurisht ka emerues te perbashket anetaresimin ne BE.
Por konteksti rajonal ballkanik do te mund te ishte nje shtyse e forte per te nxitur bashkepunimin e gjithanshem midis gjithe shteteve te gadishullit. Aleancat rajonale, sidomos ne kushtet globalizmit te gjithanshem, mund te rezultojne shume te vlefshme per vendet me potenciale te kufizuara ekonomiko-tregtare, si Shqiperia jone. Cfare me mire se nje, le ta quajme aleance ballkanike, do te promovonte me mire interesat e shteteve te rajonit?
Prandaj une dua te besoj se politika e jashtme shqiptare ka krijuar edhe nje destinacion te ri, pas takimeve te muajve te fundit me gjithe shefat e diplomacise se rajonit: Kosove, Greqi, FYROM, Mali i Zi, Turqi, Slloveni, e tani se fundmi, Serbi. Ne te njejten kohe shohim qe dendesimi i kontakteve kete periudhe nuk eshte atribut vetem i politikes se jashtme shqiptare: Kujtoj takimet e shpeshta katerpaleshe, turko-boshnjako-kroato-serbe, me iniciative te Ankarase.
A thua nga kjo dinamike do te dale dicka konkrete dhe e frytshme?
Ministri i Jashtem Ilir Meta, nuk i pergjigjet qarte kesaj pyetjeje, ne intervisten per gazeten "Tribuna". Ai thjesht e shpjegon me nje nga prioritetet e kuptueshme te politikes se jashtme shqiptare. Gjithsesi, "Ballkan Express" (per te huazuar nje titull libri te mikut te nderuar James Pettifer), do te mund te ishte nje linje normale udhetimesh jovirtuale, qe do te na sillte me prane njeri-tjetrit te gjitheve: miq, armiq, vellezer e kusherinj..., e do te kishte si finale ate fjalen domethenese PAJTIM...