E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debatet ne kuvend, batutat e seances

Namik Dokle: Kush te vjedh voten, te vjedh edhe lopen. Qeveria nuk e pranon driten e transparences. 94 persona ne Ruzhdije, qe nuk kane pasur kurre pasaporte, kane votuar me te. Po keshtu ne vende te tjera. Mijera te tjere ne Bathore, Diber, Kavaje votuan pa karta. Falsifikime jane bere ne te gjithe vendin me licencen e qeverise. Ata qe mendojne qe ja kane hipur perjetesisht kalit shume shpejt populli i dergon te mbajne bishtin e gomarit. Shqiptaret e dine shume mire tashme se cfare ndodhi me 28 qershor! Cdo dite e me shume po e kuptojne edhe nderkombetaret qe po bashkohen me kauzen tone per transaprence. Edhe me mire e dine ata qe e menduan, projektuan dhe e zbatuan krimin elektoral, duke filluar me kryeministrin, ministrat, deputetet dhe duke perfunduar ne gjithfare vagabondesh elektorale. Prandaj te gjithe ne nje korr, bertasin dhe nuk pranojne hapjen e kutive, shkelin vete, apo edhe me thundrat e kalit, mbi te drejten dhe lirine e votes. Dhe te gjithe kane nje sllogan: "Nuk na lejon Kushtetuta". Aspak e vertete! Objekti i hetimit parlamentar te kerkuar nga Partia Socialiste, eshte krejt i ndryshem nga objekti i shqyrtimit gjyqesor te Kolegjit Zgjedhor. Ky objekt ka te beje me transparencen si element kyc i demokracise dhe mbeshtet ne pervojat demokratike ne SHBA, Itali, Rumani, Kosove etj.
Sali Berisha: Kemi ardhur per t'i dhene nje pergjigje, legjitime dhe kushtetuese kerkeses se opozites per transparence. Nese flisni ketu per krim elektoral, zgjedhjet kane pasur gardiane. Mos leshojme shashka te tilla. Te perdorim lope dhe dele ketu, apo jashteqitje te tyre kunder komisionereve. Vetem sepse ai qe ju udhehoqi si fitoi dot zgjedhjet. Ne kemi ardhur per dialog. Ne vend te krijoni transparence ju lyeni me boje te zeze fytyren tuaj. Po vazhduat me lope dhe dele, nuk do te dilni kerkund. Nuk jeni ne gjendje te paraqisni asnje prove te vetme. Keni paraqitur karta bixhozi te falsifikuara, por asnje komisioner qe te thote, po me kane korruptuar. Keto zgjedhje jane vezhguar nga 510 vezhgues nga Bota e Evropa. Konkludimi i tyre per zgjedhjet eshte ligji nderkombetar i zgjedhjeve. Kur thote gjykatesi nderkombetar, te gjithe te tjeret binden. Une u premtoj deputeteve te PS-se, vullnetin e plote per nje hetim, ku opozita ne cdo votim do te jete shumice. Por ne respektim me Kushtetuten. Nuk mund te behemi dot prokurore e gjykates se nuk do te kishte demokraci. Keni hall se vonon prokuroria shqyrtimin e padive tuaja, po ne bejme nje ligj, paguajme 100 prokurore qe t'ju sjellin dokumentet e te hetohet ne kohe. Edhe une jam per transparence te plote, si ju, por me mjete kushtetuese te zgjidhin problemin ne prokurori,
Pandeli Majko: Ne nuk kerkojme te veme ne diskutim vendimet e KQZ apo te gjykates se Apelit. Nese do t'i vinim ne diskutim keto, do te thosha se nisma jone eshte antikushtetuese. Ne nuk e kontestojme rezultatin e zgjedhjeve. Ne duam hetim me logjiken se Komisioni Hetimor nuk do marre rolin e gjykates apo te prokurorise. Maradona e beri me dore golin dhe u zbulua me vone, por rezultati nuk ndryshoi. Kete duam edhe ne. Vjedhjet e votave ne Shqiperi kane qene ne cdo zgjedhje dhe kur keni qene ju ne pushtet edhe kur kemi qene ne. Ndaj duhet mbyllur nje here e mire kjo histori.
Sali Berisha: Ju bej edhe njehere thirrje ta vleresoni oferten time, te ndershme dhe te drejte. Nuk mundet qe te perdoret transparenca per ta lyer ate me boje te zeze. Ne vendosem ne keto zgjedhje me ligj, veton dhe i dhame mundesine, cdo perfaqesuesi, cdo vezhguesi etj, te bllokoje procesin me nje akt te vetem, ngritje dore. Asnje nuk e ngriti doren. Une jam me shume se secili prej jush i interesuar per transparence. Por ju nuk doni te hetoni dhe nuk jeni per mjete kushtetuese. Bejini mire llogarite, nese kercenoni, ta dini se nje pushtet te dale nga vota e lire, nuk ka asgje qe ta lekunde. Ne dolem nga zgjedhjet e lira jo nga piramidat. Gangstere te piramidave.
Gramoz Ruci: Mos bejme karagjozlleqe e mos bejme shfaqje te keqe. Por ta kthejme ne debat konstruktiv. Nuk kemi ardhur te degjojme demagogjine tuaj dhe as te provokoni dhe te beni diversion me PS. Kembet mbaji ne toke. Shqiperia eshte ne krize dhe pergjegjesia eshte e juaja. Folet i pari, qe ti mbyllni gojen PS. Doni ta degjeneroni, ta ktheni ne nje humor te peshtire per ne dhe nderkombetaret.
Bashkim Fino: Ju kam dhene nje dore ne vitin 1990 kur te ngrita nga humnera. Kete here se merrni dot. Jeni inteligjent, se fakti qe jeni aty edhe pas 20 vjetesh plot me bema dhe gjema, nuk e nderon politiken. Po ja qe eshte keshtu, fale edhe gabimeve. Nuk jeni larg nga trashegimia komuniste, qe meshironi ju vete. Ne keto 20 vite, ju ngjallni urrejtje te madhe ne Shqiperi. Hap kutite qe te shpetosh nga kurthi ku ke rene. Pse kjo frike, pse ky tmerr nga e verteta. Kjo dite eshte fillimi i fundit. Nuk do lejojme te qeverisemi nga maskaralleku i veshur me pushtet.
Sali Berisha: Ti nga te gjithe qe jane ketu, kohen me te lavdishme, e ke pas me Presidentin Sali Berisha. Ne 1997 krizen financiare te piramidave, e late ju. Nuk pranova t'u marr para taksapaguesve shqiptare. Fole per urrejtje dhe fanatizem permende Enver Hoxhen, po ke genet e tij. Kur te sulmuan ne Presidence une iu dhashe pergjigjen e duhur, t'i ia mbathe, por te mbajta e nuk te lashe te levizje nga vendi. Te vura kurore, te bera dhendur te demokracise. Ti fole me gjuhen e urrejtjes, por duhet ta dini dhe ua perseris dhe njehere se pushtetin ne vitin 1997 ua dhashe une, ndryshe nuk do te vinit kurre. Une e lashe pushtetin sepse akuzohej qeveria ime per parate e humbura ne firmat piramidale. Koha sqaroi te verteten dhe ja ku jam une ketu, shqiptaret me votuan. Ju nuk kishit per ta marre kurre. Jam ketu sot prape ne krye te qeverise se shqiptaret e pane se nuk kisha prekur gje. Ndersa ti, sapo une u largove, ike nga qeveria. Prandaj them se nuk mund te luhet me mua, une jam kryeministri i Shqiperise dhe kam marre persiper drejtimin e vendit. Une nuk ika nga ky vend, qendrova, pavaresisht se dikush ne vitin 1996 iku me rroba grash jashte vendit.
Bashkim Fino: Te gjitha ato qe the ishin shpifje dhe trillime. Une nuk kam folur kurre me gjuhen e urrejtjes, mua me ka bere kryeminister partia ime, pasi ti shkaterrove shtetin per 24 minuta. Une fola per nje kohe te veshtire qe kaluam bashke. Ti u mbylle e u tmerrove nga takimet e mia ne ate kohe me Qeverine e Pajtimit, ti u izolove 24 ore ne 24 dhe ishte i ruajtur me ushtare dhe me tanke. U mbylle ne Presidence dhe nuk dilje, dhe une te ndihmova, te kam ndihmuar kur edhe ministrat e tu te kthenin shpinen, edhe kur qaje dhe te mbante koken Spartak Ngjela.
Valentina Leskaj: Ne kemi kerkuar transparence per te gjithe, dhe zgjidhje per te gjithe, jemi te vendosur te kerkojme hapjen e kutive te votimit. Te gjithe sot jemi te bindur se kerkesa e PS per hetim eshte kushtetuese, eshte nje e drejte e perdorur edhe ne 2005. Ne e respektojme vendimin perfundimtar te gjykates. Nuk kerkohet ndryshimi i rezultatit te zgjedhjeve. Nje qeveri qe ka bere shkelje nuk e ka hallin tek transparenca, sot ka nje pale qe kerkon transparence dhe kjo eshte opozita, ka edhe nje pale tjeter qe e mohon kete transparence, dhe kjo eshte maxhoranca.
Vasilika Hysi: Shpesh thuhet se kutite nuk mund te hapen, sepse vendimet e formes se prere te gjykates nuk mund te prishen. Komisioni hetimor parlamentar nuk ka per qellim qe te ndryshoje vendimet e gjykatave dhe hetimi yne s'ka asnje lidhje me to. Nga ana tjeter, askush nuk ka pengese ligjore qe te kerkoje ne gjykate te njihet ose te marre kopje te gjithe materialeve qe mund te permbaje nje dosje penale ose civile edhe pa qene pale ne ate proces. Edhe ne rastin e nje vendimi gjykate, marrja e ketij informacioni nuk perben pengese. Te gjitha provat qe merren ne rastin e nje vendimi gjyqesor, qofte edhe i formes se prere, gjykatat kane detyre t'i vene ne dispozicion te paleve te interesuara, ose te avokateve. Pra, veprimtaria e gjykatave eshte e hapur e transparente dhe aspak e mbyllur e hermetike.
Vangjel Dule: Duhet te behet transparenca e zgjedhjeve, por theksoj se qellim nuk eshte ndryshimi i rezultatit. Kerkohet te mesohen menyrat e manipulimeve, qe jane bere gjate zgjedhjeve te 28 qershorit. Cfare e keqe do t'i vije ketij parlamenti e kesaj qeverie nga transparenca? Eshte momenti qe sot te vendosim ate qe e thote Kushtetuta. Nuk mund te hetojme gjykatat, por asgje nuk na pengon ne misionin tone te shfletojme cdo procesverbal, te hapim edhe kutine e qendres me te larget te votimit, sepse keshtu vetem kontribut do te kemi per proceset zgjedhore te ardhshme. Nese nuk i jepet zgjidhje sot situates, atehere do i takoje qytetarit permes logjikes se tij te gjeje zgjidhjen. Nuk mund te jepen ilace pa u bere vizite. Nese do te vazhdoni te qendroni me insistimet tuaja, zoti kryeminister po hidhni hije mbi legjitimitetin demokratik te qeverise suaj.
Sali Berisha: Ne krize eshte partia qe bojkoton Parlamentin. Gjykata kushtetuese i tha jo, nuk mund ta hetosh me kreun e bashkise se Tiranes. E kishte nje shkak ligjor, se bashkite kane parlamentet e tyre. Nuk e tha vite me pare, kur ishim bashke ne komision e tha me pas. A nuk eshte ky kufizim per parlamentin. Rama doli i kenaqur ne konference. Une e pranova. Me degjoni pak, keshilltari kryesor i kryetarit tuaj, kutite me zero vota per opoziten, do t'i lexoj une ketu. Pse u djeg ju, ku e bazoni ju te verteten tuaj, ja ku e bazoni, t'u them shqiptareve. Qarku i Shkodres, ZAZ 92, Qendra e Votimit 0186, PD 93 vota, PS 0 vota. Tani, te nderuar zoterinj, Qarku i Shkodres, Qendra e Votimit 0186, koalicioni i PD, 93 vota, koalicioni i PS plus Polin 5 vota. E ke zero te gjithe koalicionin?! Vazhdojme me tutje me Dibren, Qendra e Votimit 1048, ja ku e ke, koalicioni i PD 130 vota, koalicioni i PS 0 vota. Ja ku i keni zoterinj, te vertetat duhet t'i respektosh. Dibra, koalicioni i PD 137 vota, koalicioni i PS 95 vota, 0 vota keni ketu? Te nderuar, po i them per dinjitetin tuaj se ja se c'fare u servirni ju. Vazhdojme me tutje, ne Korcce, Qendra e Votimit 4013, sipas keshilltarit kryesor te kryetarit tuaj, PD 38 vota, PS 0 vota. Ja ku eshte e verteta, zoterinj. PD 42 vota dhe PS 18 vota. Keto jane kutite qe doni te hapni ju?! Ne Shkoder ne Qendren e Votimit 0038 sipas keshilltarit kryesor te zotit kryetar, PD 183 vota, PS 0 vota. Ne te vertete, PD 231 vota, PS 159 vota. E keni shperndare ne te gjithe boten ju kete. Une po them numra qendrash, ju mund t'i verifikoni. Ne Shkoder, ne Qendren e Votimit 0075, sipas keshilltarit kryesor te Edvin Rames, ne dokumentin e shperndare ne mbare boten, PD 111 vota, PS 0 veta. E verteta eshte, PD 117 vota, PS 37 vota. Me e bukura eshte tjetra. Ne Tirane, Qendra e Votimit 1987, PD 291 vota kurse PS 0 vota. Ketu more zoteri jeni ju shumice. Degjojeni sa e bukur eshte, koalicioni i PD 390 vota, koalicioni 355 vota. Zoti Dule, te lutem shenoji se po kerkohet transparence. Vazhdojme me tutje. Une kam ftese per transparence, por kete transparence e kemi perballe shqiptareve. Ne Tirane, sipas keshilltarit kryesor te zotit Edi Rama, kryetarit te nderuar... Kete shperndate ne Strasburg ju me zoteri, kjo me erdhi nga Strasburgu, prandaj moret ate qe meritoni nga Strasburgu. Ne Tirane, PD 267 vota, PS vota. E verteta eshte qe PD 298 vota, PS 262 vota. Vazhdojme pak me tutje, se kjo eshte bukur, Qendra e Votimit 1598, prandaj nuk doni transparence ju. Qendra e Votimit 1598, PD 398 vota, PS 0 vota, as komisioneret nuk votuan, ne te vertete ata kane votuar. E verteta eshte PD 519 vota, PS 155 vota. Ne Vlore, Qendra e Votimit 4725, PD 134 vota, PS 0. Po cila ishte kjo?! Ketu as gjyshja e komisionarit nuk votoi. Vazhdojme, koalicioni PD 134 vota, koalicioni i PS 44 vota. Te nderuar zoterinj, sa serioze eshte ky realitet qe ju perceptoni. Nese ju doni te bejme hetim, hetim te plote, doni ju transparence, transparence te plote. Por, cdo gje, me procedure kushtetuese. Nga Brukseli me erdhi kjo letra mua. Nese doni te kerkoni hetim te plote, transparence te plote, respektoni kushtetuten. Ka nga ata qe jane te lidhur mish e shpirt, gen dhe thua me ata qe shpifin. Besojeni oferten time. Nese doni transparente, thoni se nuk kemi prokurore se kemi shume. Urdhero te bejme ekipe te shumte, qe te punojne jashte orarit. Merreni te sinqerte oferten tone. Kam ardhur te shtrij ju doren per transparence te plote. Nuk mund Kuvendi te mbaje ne dore te gjitha pushtetet. Pse keni frike nga institucionet e pavarura.
Vangjel Dule: Qe te mos e hedhim ujin ne hava, transparenca duhet bere. Dhe transparenca nuk duhet te behet per nje pale, por per te gjitha. Mos harrojme se Komisionet Hetimore te drejtuara nga PD kane hapur edhe ceshtjen e Prokurorit te Pergjithshem, dosje ne kundershtim te hapur me ligjet ne vend. prisja nje pergjigje, nese ju jepni ilace pa bere ekzaminimin atehere edhe ne votojme Kodin Zgjedhor pa bere hetime.
Sali Berisha: Po te pergjigjem si mjek. Simulanti nuk operohet kurre, po e operove simulantin ke thyer betimin e Hipokratit, ke thyer Kodin.
Sokol Olldashi: Kam pasur mundesine te ndjek te gjitha zgjedhjet e fundit ne Shqiperi dhe mund te them qe keto jane zgjedhjet me te mira ne vend. Te gjithe qe flasin per zgjedhjet, ne vinim nga nje standard tjeter, gjera te cilen nuk ndodhen heren e fundit. Ky nuk eshte vezhgim i yni, por i nderkombetareve. Ne nuk kemi thene qe proceset zgjedhore nuk paten mangesi. Ka pasur probleme, ne vende me shume te zhvilluara se ne. Le te marrim rastin me te fundit, ne Ukraine, pati probleme, u mor nje vendim gjykate, u mbyll diskutimi. Standardet i kane certifikuar qytetaret shqiptare e arbitrat nderkombetare. Procesi i Ruzhdies u prish kur komisioneret e PS u larguan. Kur u prish balanca e komisionit normalisht qe procesi u prish. Ajo qe doni te zgjidhni ju eshte kriza juaj politike. Ju kerkoni te hetoni vendimin e gjykates. Problemi qe keni ju eshte brenda PS, eshte ndarja e grupit tuaj ne politikane dhe biznesmene. Grupi juaj ka problemin edhe te nje ndertuesi, nuk eshte as socialist, s'ka ngjyre, as ere, e vetmja gje e lidh eshte siperfaqja e zeze qe ka ndertuar afer parlamentit me lejen e Edi Rames. Ky eshte nje problem qe nuk ua zgjidhim dot ne. Kemi pasur momente te veshtira ne 8 vite opozite momente debatesh dhe tensionesh, kemi pasur nje pike qe nuk e kemi kaluar, pergjegjesia individuale. Kryetari juaj po ju terheq zvarre pertej kesaj pike. Ju e dini fare mire per kete. Ky eshte problemi juaj, kete nuk e zgjidhim dot ne. Eshte kriminale qe krizen brenda PS ta ktheni ne krize te vendit. Te dalesh ne gazete per te hapur panik eshte vetem kriminalitet politik. Ne kemi ardhur me deshiren e mire per te gjetur nje konsensus.
Blendi Klosi: Zoti Olldashi, vazhdoni te jeni ne te njejtin profil, ne profilin e mashtrimit. Keni marre goditjen e radhes nga populli i Tiranes, sepse karrieren nuk e ngre mbi politike. Per Shijakun, do te hetojme, ne nuk benim politike, por negocionim me njerezit se si mund te vendosnim flamujt. Ne nuk bejme dot aktivitetet politike sepse njerezit tuaj nuk na lejonin, u dogjen zyrat atje. Flamujt sot atje jane ku u vune ate dite, sepse populli realist nuk do t'ia dije per politiken. Ky eshte mesimi qe keni marre ju dhe kryetarin tuaj, qe sot duhet te hapi kutite ose te largohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›