Meta: Pajtimi serbo-shqiptar, nje proces i gjate, jo i paarritshem
Pertej faktit se ishte nje vizite historike, ku mendoni se qendrojne vlerat praktike te kontakteve qe zhvilluat ne Beograd?
Vlerat praktike qendrojne ne nje klime te re bashkepunimi ndermjet dy vendeve, ne interes te ndersjellte, ne interes te intensifikimit te bashkepunimit rajonal dhe ne interes te pershpejtimit te integrimit evropian te vendeve tona dhe te rajonit. Njekohesisht mendoj se nenshkrimi i marreveshjes per luftimin e krimit te organizuar, tregon qarte se te dy qeverite jane te angazhuara per te luftuar kete fenomen, i cili eshte problematik ne pergjithesi per gjithe rajonin tone dhe qe ka te beje me standarde te larta sigurie te rajonit tone, por njekohesisht edhe Evropen e Bashkuar.
Dhe ne menyre te vecante, vizita ne Presheve eshte nje tregues qe marredheniet midis Shqiperise dhe Serbise bejne te mundur tashme, jo vetem prezencen e autoriteteve shqiptare prane ketij minoriteti etnik te shqiptareve ne Serbi, por njekohesisht edhe mundesine qe te bashkepunojme, ne menyre qe Lugina e Presheves te jete nje burim stabiliteti per gjithe rajonin, por edhe prosperiteti per gjithe banoret e saj.
Kam mendimin se vizita ne Presheve, perben ne vetvete nje dimension te ri qe iu shtohet marredhenieve shqiptaro serbe dhe qe do te vazhdoje te ndodhet ne qender te ketyre marredhenieve. Apo e kam gabim?
Eshte vetem fillimi i nje mirekuptimi te perbashket midis dy qeverive, por edhe vendosja e bazave per nje bashkepunim me te gjalle, midis dy qeverive dhe komunitetit te Presheves, ne menyre qe keta banore te mos e braktisin me kete Lugine shume te bukur dhe qe mendoj, se edhe projektet qe jane ne plan per t'u zbatuar do te kthehet ne nje zone te zhvilluar dhe shpresedhenese per banoret e saj.
Kam mbajtur nje fraze nga konferenca juaj e shtypit, pas kthimit nga Serbia: "Te arrijme nje pajtim afatgjate ndermjet shqiptareve e serbeve ne rajon". A mendoni se eshte i realizueshem ky pajtim dhe a mjaftojne vetem marredheniet e mira mes dy qeverive?
Natyrisht qe ky pajtim do te thote nje proces i gjate bashkepunimi, mirekuptimi, bashkejetese dhe harmonie, ku sigurisht eshte me e lehte per te nisur sot me raportet midis Shqiperise dhe Serbise, por ne te ardhmen patjeter edhe midis vete Kosoves dhe Serbise. Ashtu sikurse nje proces shume pozitiv mendoj se tashme ka nisur per gjithe qytetaret e Lugines se Presheves e cila ka qene dhe me problematike ne te kaluaren.
Nuk e di se sa vend ka zene ne bisedat tuaja me palen serbe, ceshtja e Kosoves. Por do te isha i interesuar te dija se per cilat aspekte te kesaj ceshtjeje diskutuat, pervec njohjes se pavaresise, ku dihet qe pikepamjet jane krejtesisht te kunderta.
Eshte e vertete dhe ne e kemi bere dhe publike qe pikepamjet per ceshtjen e shtetit te ri te Kosoves jane te ndryshme. Shqiperia eshte nje nga vendet qe e ka mbeshtetur por edhe do te vijoje te jape perkrahjen maksimale per njohjen e ketij shteti, sepse ne mendojme qe kjo eshte ne interes te gjithe rajonit dhe te fqinjeve te Kosoves. Ndersa mendojme qe, pavaresisht nga dallimet e forta per ceshtjen e pavaresise apo te shtetit te ri te Kosoves, biem dakord qe edhe Kosova do te jete pjese e Bashkimit Europian dhe njekohesisht duhet te gjenden te gjitha format dhe menyrat praktike e tolerante qe te bejne te mundur perfshirjen e te gjitha paleve ne tryezat e bashkepunimit rajonal.
Zoti Meta, muajt e fundit keni pasur nje axhende mjaft te ngjeshur diplomatike ne rajon. Kujtoj takimet me homologet tuaj te Turqise, Kosoves, Greqise, Sllovenise, Malit te Zi, Maqedonise, e tani Serbise. A pritet te dale dicka me konkrete nga keto kontakte, apo jane bere thjesht ne planin protokollar.
Te gjitha keto takime e vizita jane pjese e programit te qeverise dhe shprehje e prioritetit themelor te politikes sone te jashtme, per te forcuar bashkepunimin me fqinjet dhe bashkepunimin ne te gjithe rajonit tone. Prandaj mendoj se kjo politike e fqinjesise se mire dhe bashkepunimit rajonal, ka qene dhe mbetet nje shtylle themelore e gjithe politikes se jashtme te Shqiperise dhe do te pasurohet me nje aktivitet te ri dhe duke tejkaluar edhe veshtiresi apo vakuume te caktuara, sikurse dhe praktikisht po ndodh.
Greqia po perjeton nje krize te rende ekonomike. A mendoni se nje nga pasojat asimetrike te kesaj krize, do te mund te jete ngecja e perspektives integruese te vendeve te Ballkanit Perendimor, per te cilat kryeministri grek kishte ndermarre "axhenden 2014"?
Ne kemi duartrokitur "Axhenden 2014" te kryeministrit Papandreu dhe besojme se Greqia do te vijoje te luaje nje rol te rendesishem ne kete drejtim, sepse gjithmone Greqia ka pasur nje rol inkurajues per gjithe vendet e Ballkanit, qe te behen anetare te Bashkimit Europian. Dhe ne shpresojme qe se shpejti kjo situate krize ne Greqi te normalizohet, ne saje te te gjithe masave qe po merr qeveria greke dhe njekohesisht kjo qeveri te kete edhe me shume mundesi, per te promovuar kete projekt teper ambicioz dhe domethenes, Ballkani 2014. Dhe une kam plot shprese se kontributi i Greqise do te jete shume i ndjeshem ne te ardhmen e afert.