Seanca e jashtëzakonshme, Rama: Nuk hyjmë
Partia Socialiste nuk do të futet në Kuvend ditën e hënë. Ky është qendrimi i bërë i ditur nga kryesocialisti Edi Rama gjatë fjalimit të mbajtur në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku çështja kryesore e rendit të ditës ishte përmbytja në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës. Rama fajësoi qeverinë për keqmenaxhim të situatës për arsye korruptive ndërsa e rrjeshtoi fatkeqësinë e zonës së Shkodrës përkrah dy fatkeqësive të tjera, Gërdecit dhe Kalimashit, si më të mëdhatë që ka njohur vendi ynë brenda një harku kohor prej 20 muajsh.
Kjo ëshë arsye e mjaftueshme sipas zotit Rama për të kërkuar largimin e kësaj qeverie përmes protestave të vazhdueshme dhe pa kthim mbrapa.
Rama ironizoi letrën e zonjës Topalli lidhur me mandatet e deputetëve ndërsa tha se është e pamundur diegia apo zëvëndësimi i tyre me emrat pasardhës pasi mandatet socialiste janë mandate të popullit opozitar.
Kryesocialisti Edi Rama i bëri thirrje presidentit të vendit, Prokurorisë së Përgjithshme, drejtësisë që të ndërhyjnë në rikthimin e drejtësisë së munguar.
Ndërkaq, deputeti socialisti Erion Brarce rreshtoi një sërë shkeljesh që sipas tij janë bërë në hidrocetralet e vendit dhe që fajësojnë drejtpërdrejtë ministrin Prifti dhe kryeministrin Berisha.