Pesë uigurët e mërisë me Kinën
Pesë uigurë erdhën në vendin tonë, pasi lanë Guantanamon. Shqipëria ishte i vetmi vend që pranoi t’i priste. Ky transferim vjen pas pranimit nga qeveria shqiptare të strehimit dhe akomodimit të tyre në Qendrën e Azilkërkuesve. Strehimi i pesë myslimanëve nga minoranca etnike “uigur”, në Kinën Perëndimore, që u liruan nga Guantanamo, u bë pasi u arrit ne përfundimin se ata nuk përbenin asnjë kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fillimisht uigurët u strehuan në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë. Më pas shteti shqiptar i ofroi një shtëpi, ku, në dy vitet e para të jetesës shpenzimet ishin të paguara. Pak kohë më pas një gjykate suedeze, i njohu të drejtën e azilit uigurit Adil Hakimjan. Hakimjan, pjesë e këtij grupi uigurësh ishte arratisur nga Kina në vitin 1999.
#