E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre të tjerë nga Guantanamo

23 shkurt 2010

Shtetasit e huaj, Saleh bin Hadi Asasi, me kombësi tuniziane, Sharif Fati Ali al Mishad, me kombësi egjiptiane, dhe Abdul Rauf Omar Mohammad Abu al Qusin, me kombësi libiane nga qendra e paraburgimit në Guantanamo u transferuan në Shqipëri. Ky transferim erdhi pas angazhimit që ka shprehur qeveria shqiptare për të mbështetur iniciativën e administratës së Presidentit Obama për mbylljen e qendrës së Guantanamos dhe transferimin e të paraburgosurve në vende mike dhe të sigurta. Shqipëria ishte ndër të parat vende që pranoi menjëherë kërkesën e SHBA-së në janar të vitit 2009 për transferimin e të burgosurve nga Gunatanamo. Në atë kohë, disa vende të Bashkimit Europian i kanë shprehur rezerva për marrjen e këtyre të burgosurve.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›