Seanca në Kuvend, mazhoranca diskutime pa opozitën
Tiranë- Tiranë- Deputetet e opozites nuk jane te pranishem ne seancen e radhes ne Kuvend. Ata lajmeruar qe me pare, se do te kthehen ne salle, vetem kur te vije per miratim dekreti i presidentit per Kodin Zgjedhor.
Një prej vendimeve shumë të rëndësishme që pritet të merret ne këtë seancë është ai i aktit normativ, për disa shtesa në buxhetin e shtetit.
Diskutimet e lira po dominohen nga debatet lidhur me ligjin e dosjeve. Deputetët e mazhorancës kanë folur me nota optimiste për miratimin e ligjit të “Dojeve”, duke e quajtur atë një arritje. Vetë kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, në fjalën e saj për këtë ligj shumë të debatuar e të kritikuar nga opozita dhe faktori ndërkombëtar ka deklaruar se parlamenti e miratoi atë me dinjitet. “Zbatimi i ligjit do të jetë transparent. Garantojmë që ai është sipas standardeve”- ka thënë Topalli, duke e cilësuar miratimin si një nga rregullat e demokracisë.