Seanca, opozita nuk do të hyjë në parlament
Deputeti Taulant Balla tha se se opozita nuk do te hyje ne Parlament pasi e quan te vonuar mbajtjen e kesaj seance per Shkodren. Sipas Balles deputetet e PS-se nuk do te djegin mandatin e tyre por ate te qeverise.
„Zonja Jozefina është kujtuar tepër vonë për të thirrur një seancë të
jashtëzakonshme për Shkodrën për aq kohë që sipas nenit 74 të
kushtetutës së republikës së Shqipërisë seanca e të hënës së tretë të
janarit, pra e datës 18 janar 2010, është seanca e parë e sesionit të ri
kuvendor. Zonja Jozefina u kujtua tepër vonë për nje seancë të
jashtëzakonshme për Shkodrën sepse kur puna dhe liqeni u derdhën mbi
Shkodër ajo ja mbathi për turizmin politik të rradhës dhe për shoping.
Prandaj zonja Jozefinë t’i lërë diversionet me seanca të jashtëzakonshme
e me djegie mandatesh të deputetëve socialistë sepse jo vetëm që nuk
kemi ndërmend tia falim ato mandate Sali Berishës, por me fuqinë e
jashtëzakonshme të popullit do të djegim mandatet dhe mandatin e këtij
parlamenti dhe kësaj qeverie përmes protestave që nuk do të ndalen nëse
Saliu dhe zonja Jozefinë nuk pranojnë të hetohen dhe të hetohen kutitë
ku mbahen peng e vërteta e mandateve të këtij parlamenti“ tha Balla.
Azhornuar së fundi ( e diel , 17 janar 2010 )
< I mëparshmi