E Diel, 1 Nëntor 2026

Ben Blushi në Asamble: Bojkoti i Kuvendit, jo i justifikueshëm

TIRANE -Në fillim të mbledhjes së sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste, nje nga zerat ndryshe ne Partine Socialiste, deputeti Ben Blushi ka kërkuar që të diskutohet edhe për çështjen e bojkotit. Sipas tij, Partia Socialiste duhet të bëjë një analizës për 6 muajt e fundit. "Do të propozoja që pasi të mbarojnë fjalimet dhe prezantimet për përmbytjen, Asambleja të ketë një pikë në rendin e ditës ku të disktuojë se çfarë do të bëjmë në të ardhmen tonë. Kemi hyrë në një vit tjetër dhe kërkohet që të bëjmë një bilanc të paktën të 6 muajve të fundit", tha Blushi. Sipas tij "PS ka disa muaj që nuk është në parlament dhe kjo çështje duhet të shtrohet sa më shpejt për zgjidhje dhe të merret një vendim, pasi jemi në kushtet kur arsyet për të bojkotuar parlamentin nuk janë më të justifikueshme edhe në kontekstin e kësaj përmbytje. Ai theksoi më tej, se asambleja duhet të diskutojë edhe për të ardhmen e partisë. Duket se kërkesa e tij, nuk është pritur edhe aq mirë nga kryetari i Asamblesë, Gramoz Ruçi, i cili tha se këtë pikë nuk e kishte në axhendën e ditës. Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh ku diskutoi shkaqet që sollën situatën e këtyre dy javëve në Shkodër. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›