E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentet false, pranga prizrenasit dhe gjakovarit

Durrës

Policia kufitare ka arrestuar dy shtetas kosovarë që dyshohen për dokumentacion të falsifikuar. Ndërsa janë nisur për të shkuar në Gjermani duke përdorur Shqipërinë si vend transiti, Ramadan Berisha, 52 vjeç, nga Prizreni, dhe Astrit Hajdaraj, 32 vjeç, nga një fshat i Gjakovës e kanë gjetur veten në pranga. Kontrollorët e policisë kanë vlerësuar paraprakisht se ata po tentonin të udhëtonin në mënyrë të kundërligjshme për në Itali me tragetet e linjës Durrës-Bari, duke përdorur leje qëndrimi gjermane me emrin e tyre, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›