E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peru 3 vjecari mban binjakun ne bark

Një djalë 3 vjeçar nga Peruja do t’i nënshtrohet një operacioni në stomak për të nxjerrë vëllain e tij binjak. Isbac Pacunda mban në trupin e tij, trupin e vëllait të formuar plotësisht me trupë e sy. Mjeku Carlos Astocondor, një kirurg plastik tha për “AP” se kjo gjendje njihet në mjekësi si "fetus in fetu", dhe ndodh njëherë në 500 mijë lindje. Babai i fëmijës tha se ai gjithmone ka qenë një fëmijë i shkathët dhe kurreë nuk ka paraqitur probleme shëndetësore “ ai ja dhe luan normalisht, si të gjithë fëmijet e tjere u shpreh ai . Vogelushi tani po trajtohet ne spital. Pacunda tani do t'i nënshtrohen një procedure të komplikuar kirurgjikale për heqjen e fetusit, i cili ka jetuar dhe është furnizuar me gjak nga 3 vjeçari, por nuk ka, zemra, tru apo mushkëri. "Natyrisht kjo është një operacion i rrezikshëm. Nevojitet shumë kujdes dhe përvojë, pasi kjo përfshin ndarjen e një fetusi që ka qëndruar brenda tij për më shumë se 3 vjet.Ky lloj fetusi quhet fetus parazit – u shpreh doktori.
Edhe pse e rrallë, raste të tilla ka pasur më parë. Në vitin 2008, mjekët hoqën një fetus 5 cm nga trupi i një vajzë 9-vjeçare në Greqi, ndërsa në 2006-ën, mjekët në indi gjetën në trupin e 36-vjeçari një fetus të formuar plotësisht.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›