E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Nisin dëmet nga “moti i keq në Shkodër, 5 automjete bllokohen në aksin Breg Lumi-Theth

Pasojat e para të motit të keq në veri të vendit u raportuan nga Shkodra, ku 5 mjete dhe 9 persona u bllokuan në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të reshjeve intensive.

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci bën me dije përmes një reagimi në rrjetet sociale se, makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar.

“Strukturat tona po punojnë me intensitet për të normalizuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo situatë e krijuar nga kushtet e vështira atmosferike”,- thekson Beci.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›