E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca plenare pa opozitën në sallë. PS solidaritet ndaj Balles. PD: Eshte nje pretekst i Ramës

Mungesa e deputeteve te opozites ne seancen parlamentare eshte shoqeruar me akuza per kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama nga deputete te mazhorances qe moren fjalen ne kuvend. I ashper ka qene ne fjalen e tij deputeti Edi Paloka.

"Per nje teke te tij ai dje bllokoi rrugen e makinave, po per tekat e tij ai kerkon ti prish dhe endrren shqiptareve dhe te bllokoje liberalizimin e vizave, ti bllokoje integrimin. Per tekat e tij ai e coi drejt kaosit jo vetem trafikun e makinave por nje vend te tere. Me e keqja eshte qe brenda opozites nuk ka se kush ti vere fre cmendurise se tij. Nuk mund te presesh nga ca qenie pa dinjitet te cileve Rama u ve lecka te zeza ne fytyre dhe i fut bilbilin ne goje qe te reagojne ndaj veprimeve te tij", tha Edi Paloka, deputet i PD-se.

Solidariteti me deputetin e denuar Taulant Ballen ishte vetem nje pretekst per te bojkotuar parlamentin sipas Fatos Bejes. "Eshte kjo arsyeja, nje arsye politike me teper se rasti i deputetit Balla, e cila ka shwrbyer si vegje qe kete rradhe mos te vije opozita ne Parlament, ndofta lidhet dhe me ngritjen e frymes se militanteve socialiste ne vigjilje te mitingut qe duan te bejne. Te gjitha variantet eshte jo mire per Parlamentit, per opoziten, per PS per zgjedhesit", tha Fatos Beja, deputet i PD-se.

Me mungesen e deputeteve socialiste, kane munguar debatet politike ne sallen e Kuvendit dhe aq me teper debatet per projektligjet ne diskutim. Per kete arsye deputetet demokrate votuan te qete projektligjet.

Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e premte , 23 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›