E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seance e Komisionit amerikan te Helsinkit mbi zgjedhjet ne Shqiperi

Komisioni amerikan i Helsinkit zhvilloi te merkuren ne seline e Kongresit amerikan nje seance informimi mbi zgjedhjet lokale dhe mungesen e stabilitetit politik ne Shqiperi. Te ftuar per te dhene mendimin e tyre ishin Xhonathan Stonstrit kreu i Misionit te Vezhgimit te Zgjedhjeve ne Shqiperi Robert Benxhamin i Institutit Demokratik Kombetar dhe Janush Bugajski i Qendres per Studime Strategjike dhe Nderkombetare.

Shefi i misionit te vezhguesve nderkombetare Xhonatha Stonstrit i cili foli me telefon nga Parisi komentoi ne seance mbi procesin zgjedhor ne Shqiperi. Megjithese zgjedhjet sollen disa dukuri pozitive tha ai dy partite Partia Demokratike dhe ajo Socialiste nuk i kryen me pergjegjesi detyrat e tyre persa u perket zgjedhjeve dhe kjo ndikoi negativisht ne procesin e administrimit te zgjedhjeve duke minuar besimin e publikut.

Kjo tha ai u pa ne faktin qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u perdor si nje fushe beteje politike mes partive ne emerimin e vonuar te komisionereve si dhe ne akuzat publike te papergjegjshme qe vune ne pikepikepyetje integritetin e komisionereve ne te gjitha nivelet. Ketu tha zoti Stonstrit e kam fjalen per te dyja partite sepse kur u takova me to secila prej tyre ishte e prirur te thoshte se keto verejtje kishin te benin vetem me partine kundershtare.

Persa i perket KQZ-se vendimet per ceshtje te cilat kontestoheshin nga partite politike merreshin ne linja politike dhe jo ne menyre kolegjiale. Pra kur mes dy partive politike kryesore nuk kishte mosmarreveshje KQZ-ja sillej si nje organ kolegjial por sapo mes partive shfaqeshin pikepamje te kunderta keto pasqyroheshin brenda ne KQZ.

Keto lloj qendrimesh partiake nuk ndihmuan per te rritur besimin tek KQZ-ja. Megjithate ky polarizim i madh jo dosmosdo u shtri edhe ne komisionet zgjedhore te rangjeve me te ulta tha zoti Stonstrit.

Rezultati teper i ngushte i zgjedhjeve do ta vinte ne prove cdo administrate zgjedhjesh edhe ato me te fortat. Por ne Shqiperi administrata zgjedhore nuk eshte nder me te fortat prandaj edhe trysnia ne kete rast eshte akoma me e madhe tha shefi i misionit nderkombetar te vezhgimit.

Persa i perket vendimit per numerimin e votave te hedhura ne kutite e gabuara tha zoti Stonstrit KQZ-ja ndermori nje veprim me implikime mjaft te gjera mbi nje baze jo kolegjiale dhe pa i shpjeguar keto veprime qysh me pare. Ai tha se nuk mund te komentoje lidhur me kete vendim sepse ai do te shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor.

Robert Benxhamin i Institutit Demokratik Kombetar me qender ne Uashington tha se eshte e nevojshme qe dy partite politike kryesore te bejne nje hap prapa duke nenkuptuar se ato nuk duhet te nderhyjne ne proces. Gjithashtu tha ai dy kandidatet per Tiranen duhet tu shmangen deklaratave triumfaliste. Ai permendi zgjedhjet presidenciale te vitit 2000 ne Shtetet e Bashkuara ku rezultati ishte teper i ngushte dhe tha se situata u zgjidh pa probleme pasi zyrtaret treguan mjaft transparence dhe maturi ne veprimet e tyre. Asnje zgjedhje ne bote nuk eshte e persosur tha zoti Benxhamin por kryesorja eshte qe qytetaret te kene besim tek procesi.

Janush Bugaski i Qendres per Studime Strategjike dhe Nderkombetare tha se nje polarizim i tille i madh mund te coje ne konflikte civile dhe shton rrezikun e renies ekonomike ne Shqiperi. Ai fajesoi per kete gjendje disa dikuri qe vihen re ne Shqiperi. Zoti Bugajski tha se ne Shqiperi debatet mes partive nuk zhvillohen mbi baza ideologjish por mbi bazen e besnikerise ndaj grupit. Ai fajesoi gjithashtu klientelizmin dhe favoritizmin poltik. Te humbasesh nje post ne Shqiperi tha ai eshte financiarisht e dhimbshme dhe vuri ne dukje hakmarrjen politike qe sipas tij ekziston ne Shqiperi. Eksperti Bugajski theksoi se Shtetet e Bashkuara kane instrumente te drejtperdrejta per te ndihmuar Shqiperine dhe duke patur parasysh reputacionin qe ato kane ne Shqiperi mund te luajne rol me te madh per ta ndihmuar vendin te permiresoje zhvillimin e zgjedhjeve ne te ardhmen.

Ambasadori i Shqiperise ne Uashington Gilbert Galanxhi  tha se keto zgjedhje ishin te lira dhe te drejta me nje pjesmarrje te madhe. Zgjedhjet ishin gjithashtu shume transparente. shte nje detyre kushtetuese e qeverise sime te garantojne te drejten e votes per secilin qytetar dhe qeveria ime iu pergjigj ketij obligimi. Kjo po ndodh edhe ne Shqiperi cdo vote po numerohet tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›