Keqinterpretohet sërish origjina e Nënë Terezës

Në promovimin e monografisë “Shtëpia e Përkujtimit të Nëna Terezës” në Shkup, sërish u keqpërdor dhe u keqinterpretua origjina shqiptare e humanistes, Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Terezë.
Akademikja Katica Qulakova në fjalimin e saj si bashkautorë e monografisë, theksoi se shkupjania Nëna Terezë është maqedonase, me origjinë shqiptare dhe vllahe, e cila sipas saj, si qytetare i takon Indisë dhe tërë botës.
Ajo këtë e ka theksuar këtë gjatë promovimit të kësaj monografie, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska.
“Ne sot flasim sërish për Nënë Terezën dhe përtërijmë rrëfimin për një shkupjane, një maqedonase, një gruaje me prejardhje shqiptare dhe vllahe, e cila gjatë jetës ishte misionare, e cila si qytetare i takonte Indisë dhe tërë botës, e cila fitoi çmimin Nobel, ndaj ne përballemi me një fakt se bëjmë një rrëfim për një madhështi, e cila nuk është vetëm personalitet historik, por edhe simbol për globin dhe të gjitha kohërat”, theksoi Qulakova.