E Diel, 1 Nëntor 2026

Mladici kaloi natën e parë në Hagë

Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 15:30

Zyrtarët theksuan se ish-komandanti i serbëve të Bosnjës, Ratko Mladic, e ka kaluar natën në një qeli të izoluar, pas arritjes në Tribunalin e Hagës, për tu përballur me akuzat për gjenocid dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnje Hercegovinë.

Gjithashtu u konfirmua se Mladici për herë të parë para gjykatësve do të paraqitet të premten, kur ai do të pyetet që të konfirmojë identitetin e tij dhe të deklarohet rreth të gjitha akuzave kundër tij.

Mladic është ekstraduar nga Beogradi të martën, më pak se një javë pasi u arrestua nga autoritetet serbe.

Gjëja e fundit që ka parë në Beograd para destinacionit final – Hagës, ka qenë varri i vajzës së tij. Mladic është lejuar që të vizitojë për 20 minuta varrin e vajzës Ana, pak kohë para ekstradimit për në Hagë.

“Vajza ime, Ana ime, duhej të isha unë aty në vend tëndin. Por, të premtoj se shumë shpejt do të jem pranë teje”, ka thënë Mladic para varrit, që është marrë edhe si interpretim për një vetëvrasje të mundshme në qelinë e burgut ku ka shkuar.

Ana Mladic ka bërë vetëvrasje në moshën 23-vjeçare në vitin 1994, me revolen e preferuar të babait të saj.

Por si duket Mladic të jetë më rehat në qelinë në burgun e Hagës, se sa në vilën modeste në fshatin Lazarevë, ku ai fshihej prej drejtësisë.

Kjo, pasi qelia e tij do të jetë e pajisur me mjete teknologjike, që do t’i kishin zili edhe persona që gëzojnë lirinë, por që nuk kanë mundësi ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›