Vanuatu e njeh pavarësinë e Abkazisë

Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 13:30
Ministri i Jashtëm i Abkazisë, Maksim Gvinjia, ka thënë se shteti i vogël i Paqësorit Jugor, Vanuatu, e ka njohur formalisht pavarësinë e Abkazisë prej Gjeorgjisë.
Gvinjia i ka thënë televizionit, “Russia Today”, se Abkazia është mirënjohëse për vendimin e Vanuatusë që të hap kanalet diplomatike me Abkazinë, duke shtuar se ata kanë nevojë për njohjen jo vetëm për konsiderata politike dhe se ata janë të gatshëm që të zhvillojnë marrëdhënie ekonomike me shtetin e Vanuatusë.
Të vetmet shtete që e kanë njohur deri me tani pavarësinë e rajonit gjeorgjian janë Rusia, Nikaragua dhe Venezuela.