E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet konvoji i Erdoganit

Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 14:30

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, i ka shpëtuar një sulmi, të ndërmarrë nga disa persona të panjohur.

Erdogan ishte duke shkuar në mitingun e qytetit Trabzon, kur konvoji i tij u sulmua nga persona të panjohur në qytezën Hopa.

Disa grupe të njerëzve sulmuan me gurë karvanin e automjeteve të kryeministrit turk.

Përshpejtimi i policisë për tu larguar me autobus, nuk shkoi mirë.

Në një kohë autobusi humbi ekuilibrin dhe një nga pjesëtarët e sigurisë së kryeministrit ra nga autobusi dhe përfundoi nën autobus.

Polici i lënduar u dërgua në spital dhe sipas të dhënave të para ai është në gjendje kritike për jetë.

Nga ana tjetër, forcat e sigurisë qëlluan në ajër.

Megjithatë kryeministri turk mbajti fjalimin e paraparë dhe duke iu referuar sulmit ai deklaroi “se lufta kundër terroristëve nuk do të ndalet”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›