Endeavour përfundoi misionin

Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 16:00
Anija kozmike “Endeavour” është kthyer në tokë, në qendrën Kennedy, në Florida, duke i dhënë fund misionit të saj në hapësirë dhe duke u bërë kështu anija e parafundit kozmike që pensionohet.
Ulja në tokë e anijes “Endeavour” i ka dhënë fund edhe misionit të saj 16 ditor, gjatë të cilit ekipi kreu punët e fundit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Anija e fundit kozmike amerikane që do të fluturojë është Atlantis, e cila do ta nisë misionin e saj në korrik.