Seancë në përkujtim të Nënë Terezës

Nobelistja me origjinë shqiptare, e cila jetoi gjithë jetën jashtë vendit, ndërroi jetë më 6 shtator të vitit 1997. Në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha tha se “Kombi në këtë 100 vjetor pa Nënë Terezën do të ishte jetim, sot duke nderuar atë është krenar për vajzën, gruan, nënën që i dha mbarë njerëzimit".
"Pas Shën Marisë, Nënë Tereza është dhe mbetet gruaja më e njohur, më e dashur, më njerëzore, më fisnike e krishterimit dhe njerëzimit. Ndaj dhe falënderimi i parë është për Zotin që i dha kombit dhe njerëzimit në shekullin e 20, një simbol kaq të fuqishëm të moralit njerëzor, të përkushtimit njerëzor, të dashurisë njerëzore", u shpreh Berisha. /Start/
2012-09-06 15:03