E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, vetëvritet një punonjës policie

Viktima është shtetasi Ilir Sadikaj, 44-vjeç, i cili u gjet orët e para të mëngjesit nga kalimtarë të rastin në vendin e quajtur pas “Sanatoriumit”, në lagjen Nr. 3 të qytetit. 44 vjeçari ishte polici pranë Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (I.E.V.P) Korçë.

Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kufomës rezultoi se shtetasi i mësipërm kishte vrarë veten me armë zjarri pistoletë. Nga ana e uniformave blu po punohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj vetëvrasje, ndërkohë materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2012-09-06 14:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›