E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo Koalicionit opozitar i duhet kohe

Ndërtimi i koalicionit opozitar duket se do të ketë nevojë për kohë. Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, në intervistën dhënë në studion e ABC NEWS, ka thënë se nuk ka ende një formulë të përcaktuar apo një marrëveshje të përgatitur, e cila do t’i vihet përpara për nënshkrim krerëve të partive opozitare.

Milo thotë se pritet që së shpejti të zhvillohet një tryezë e krerëve të partive opozitare, në të cilën sipas tij, do të diskutohen çështje konkrete të bashkëpunimit.

Aleanca “Opozita e Bashkuar”, pas kalimit në Parlament të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, pësoi një ndër tronditjet më të mëdha, pasi partitë e vogla akuzuan lidershipin socialist se nuk mbrojti interesat e tyre, sidomos përsa i takon korrektimit kombëtar të sistemit zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›