E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seat Leon Cupra R, Versioni i ri gati në fund të vitit



Sipas informacioneve të fundit, deri në fund të vitit në treg do të dalë versioni më i fuqishëm i Seatit kompakt. Bëhet fjalë për versionin R të Cupra-s të cilin do ta fusë në lëvizje motori 2.0 TSI me 269 kuaj fuqi. Gjithsesi bëhet fjalë për motorin 2.0 nga modeli Sciroço R të Volkswagenit, ndërsa integrimi i tij pritet të bëhet edhe në Golf R. Përveç fuqisë prej 269 KF, ky motor zhvillon edhe momentin maksimal të rrotullimit prej 350 Nm. Të gjitha këto shifra bëjnë që Leon Cupra të arrijë shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h për rreth 6 sekonda. Ndryshe, motori do të jetë i çiftëzuar me marshin mekanik prej gjashtë shpejtësish, ndërsa në versionin opsional në ofertë do të duhej të gjendej edhe ai DSG me lidhje të dyfishtë. Ekspertët janë shprehur entuziastë për këtë risi dhe shpresojnë se shitjet do të jenë marramendëse edhe pse kompanitë automobilistike po shënojnë ulje të prodhimeve.

Saab 9-4X, automjeti që sfidon krizën ekonomike

Edhe pse në një krizë të ekonomisë botërore, “Saab 9-4X” vjen në kohë ashtu siç ishte paralajmëruar. Ndarja e markës Saab nga General Motors dhe kalimi në duart e kompanisë Koenigsegg, mendohet se nuk do të ketë ndikim negativ në lançimin e modeleve të ardhshme, në mesin e të cilëve është edhe 9-4X. Ky automjet në përgjithësi ndan mekanikën me “Cadillac SRX” që është prezantuar kohë më parë, megjithatë do të prodhohet në fabrikën e njëjtë të “General Motors” në Meksikë. Shumë persona kanë menduar se ky projekt ishte pezulluar, por tani është e sigurt se do të dalë në shitje gjatë vitit të ardhshëm, për të zëvendësuar të pasuksesshmin “9-7X”. “Saab 9-4X “sipas dimensioneve është i ngjashëm me “BMW X5”, por nëse i referohemi çmimit ajo hyn në kategorinë e “BMW X3”. Ky automjet fillimisht do të ketë një motor me benzinë V6 prej 284 KF dhe një me naftë prej 250 KF.

27 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›