“Djegia profesionale” në punë, shenjat, shkaktarët dhe parandalimi
Ne të gjithë kemi ditë të vështira në punë. Por, kur çdo ditë është e tillë, ju keni shanse më shumë të përjetoni sindromën e djegies profesionale. Djegia profesionale në punë është një gjendje e dobësimit fizik dhe emocional, e shkaktuar nga stresi i tepërt dhe i tejzgjatur. Ajo mund të shfaqet kur ju ndiheni të lodhur dhe të pa aftë t’i përmbushni kërkesat tuaja. Përderisa stresi vazhdon, ju filloni të humbni interesimin dhe motivimin që ju ka udhëhequr të merrni punën tuaj në vend të parë. Djegia profesionale redukton produktivitetin dhe bllokon fuqinë tuaj, duke lënë te ju ndjenjën e pashpresës, pafuqisë, duke ju bërë cinik dhe emocionalisht të prekur. Duke identifikuar shkaktarët e stresit tuaj, duke njohur kontrollin tuaj të kufizuar në ndonjë situatë të dhënë, dhe duke u kujdesur fizikisht dhe emocionalisht për veten tuaj, mund të ndihmoni t’i shmangeni djegies profesionale. Shenjat
Djegia profesionale zakonisht i ka rrënjët e saj në stres, kështu që sa më herët t’i vëreni simptomat e stresit dhe të kujdeseni për to, aq më mirë mund t’i shmangeni djegies profesionale. Shenjat e djegies profesionale, priren të jenë më shumë mentale se fizike. Ato mund të përfshijnë ndjenjën e: Frustrimit dhe pafuqisë; Pashpresës; Shterjes së energjisë emocionale; Ndarjes, tërheqjes dhe izolimit; Ndjenjës si i kurthuruar; Dështimit në atë që keni bërë; Irritimit; Pikëllimit; Cinizmit. Nëse përfshiheni nga kjo sindromë, ju vazhdimisht jeni të acaruar dhe kjo gjithashtu krijon një ambient të padëshirueshëm në punë jo vetëm për ju, por edhe për të gjithë ata që punojnë me ju. Por, kjo sindromë mund të shfaqet edhe me simptoma depresive, lodhje, mosushqyerje e mirë, pagjumësi, apo të shfaq sjellje të reja si pirja e duhanit, alkoolit, angazhimi në sjellje seksuale të rrezikshme. Djegia profesionale mund të jetë rezultat i stresit të vazhdueshëm, dhe si e tillë mund të interpretohet si reagim ndaj stresit në punë. Stresi në punë është i lidhur me disa profesione të cilat kërkojnë angazhim të madh fizik dhe psikologjik, ndërsa sindromi i djegies profesionale është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejt me presionin në punë. Njerëzit e stresuar nga puna përjetojnë mbingarkesë, emocionet i kanë shumë të shprehura, mund të jenë hiperaktivë, të shqetësuar etj. Ata që përjetojnë sindromin e djegies profesionale ndihen të zbrazët, të pamotivuar, të pakujdesshëm, karakterizohen nga mosangazhimi, humbja e energjisë etj.
Shkaktarët
Shumica nga ne kemi ditë kur jemi të mërzitur shumë nga ajo që bëjmë në punë; kur kolegët dhe drejtorët janë jo tolerant, kur dhjetra punë që kryejmë nuk vërehen, kur zvarriten punët, kur ofendohemi nga të punësuarit, kur kolegët vazhdimisht janë të inatosur, klientët të pakënaqur, por ka dhe situata të cilat ju vendosin para presionit psikologjik. Të tilla situata janë: Vënia e qëllimeve të parealizueshme, të jeni të imponuar t’i realizoni ato. Pritet të kryesh në të njëjtën kohë shumë obligime për shumë njerëz; Puna nën rregulla që duken të jenë të detyrueshme apo ndëshkuese pa arsye; Kryerja e punës e cila shpeshherë shkakton cënimin e vlerave tuaja personale; Të mërzitur nga puna e cila asnjëherë nuk ndryshon apo nuk ju sfidon; Ndjenja gracke për arsye ekonomike nga një punë të cilës i përgjigjen përshkrimet nga më lartë. Më të rrezikuar mund të jenë ata në shërbime profesionale, të cilët e kalojnë gjithë kohën e punës në plotësimin e nevojave të të tjerëve, veçanërisht nëse puna e tyre i vë në kontakt të shpeshtë me anën e errët apo tragjike të përvojës së njeriut, apo nëse nuk paguhen mirë, nuk çmohen apo kritikohen për gjëra që janë jashtë kontrollit të tyre.
Disa këshilla për ta parandaluar djegien profesionale në punë
Sqaroni përshkrimin e detyrave tuaja
Kërkoni nga mbikëqyrësi juaj një përshkrim detyrash dhe përgjegjësish të reja. Pastaj do të jeni në gjendje të vëreni se disa nga punët të cilat pritet t’i kryeni, nuk janë pjesë e përshkrimit tuaj dhe të fitoni besimin duke treguar se ju jeni duke kryer më shumë punë nga ç’janë përshkruar më lartë.
Kërkoni detyra të reja
Nëse keni qenë duke bërë punën e njëjtë për kohë të gjatë, kërkoni të bëni diçka të re: nivel të shkallës tjetër, vend tjetër shitjeje, makinë tjetër etj.
Kërkoni një punë të re
Freskoni vendimin tuaj dhe filloni me punë të cilat janë të lidhura me profesionin tuaj, por të ndryshme nga ajo që bëni tani.
Bëni një ndryshim në karrierë
Nëse e dini se dëshironi të punoni në një karrierë tjetër, filloni të bëni hapat drejt saj tani, edhe nëse është një bashkim punësh për një kohë. Gjeni cilat janë kërkesat për punën të cilën vërtetë e dëshironi dhe filloni të takoheni me udhëheqësit kohë pas kohe.
Merrni këshilla për karrierë
Konsultohuni me këshilltarin për karrierë, apo përdorni shërbimet e ndonjë agjencioni që ofron shërbime profesionale.
Mësoni kufijtë tuaj
Bëhuni real rreth asaj sa mund të jepni nga koha dhe nga vetja juaj, vendosni kufijtë, dhe tregoni këta kufij tek anëtarët e familjes, dhe njerëzve të tjerë që janë të përfshirë në jetën tuaj.
Pranoni ndjenjat tuaja
Shprehni ndjenjat tuaja tek të tjerët, të cilët do të dëgjojnë, kuptojnë, dhe nuk do t’ju gjykojnë. Djegia profesionale përfshinë ndjenja që acarohen dhe zmadhohen, kështu që sigurohuni t’i lini emocionet tuaja në rrugë produktive dhe të shëndetshme.
Besoni dhe shoqërohuni me te tjerët
Flisni me njerëzit për atë që ndieni, mos i mbani emocionet e mbyllura. Kjo është pika kur profesionistët mund t’ju ndihmojnë, por miqtë dhe anëtarët e besueshëm të familjes, mund të ndihmojnë po ashtu. Megjithëse përdorimi i kohës për të pushuar është e rëndësishme për reduktimin e stresit, nëse ju po i afroheni djegies profesionale, është vendimtare të krijoni marrëdhënie me njerëzit e tjerë dhe të kaloni kohë duke u shoqëruar me ta. Marrëdhëniet e varfra dhe të izoluara mund të ndikojnë në favor të djegies profesionale. Por, marrëdhëniet pozitive mund të ndihmojnë në parandalimin apo reduktimin e sulmit të saj.
Ushqeni marrëdhëniet më të afërta
Këto marrëdhënie mund t’ju ndihmojnë ta riktheni energjinë dhe të lehtësoni disa prej efekteve psikologjike të djegies profesionale, si për shembull, ndjenjën e nënvlerësimit. Provoni të lini mënjanë atë që po ju djeg juve dhe shfrytëzojeni këtë kohë pozitive për ta ndarë me të dashurit tuaj dhe të ngazëlleheni. Në përgjithësi, ta parandaloni shërimin nga djegia personale, mësoni të kultivoni metodat e ripërtëritjes personale, vetinformimit, dhe lidhjes me të tjerët, dhe mos kini frikë t’i pranoni nevojat tuaja dhe të gjeni mënyra t’i takoni ato.
27 Qershor 2009