E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhekson, gjeniu i “1 mijë problemeve”



Për famën e tij të jashtëzakonshme dhe legjionet e përbotshme të fansave, Xhekson jetoi nga viti 2005 në një botë virtuale dhe të tërhequr, qysh kur ai u akuzua për ngacmimin seksual dhe rrëmbimin e një fëmije, akuzua që prodhuan një proces të gjatë gjyqësor ndaj yllit të popit. Katër vjet më pas, 50-vjeçari, i cili revolucionarizoi botën e muzikës, me vallëzimin e videot e tij, nuk jeton më. Mbreti i popit ndërroi jetë ditën e premte, më 26 qershor (14:20 sipas orës loklale së Los Anxhelisit) në moshën 50-vjeçare, si pasojë e nj arresti kardiak.

MILIARDA DOLLARË
“Baby” Xhekson me stilin e tij solli një frymë të re në botën e muzikës, duke e vendosur atë në panteonin e legjendave. Majkëll u përfshi në industrinë e muzikës, qysh kur ishte katër vjeç, si pjesë e grupit “Xhekson Five Pop Grup”, një grup i bazuar mbi kontributin e vëllezërve të tij më të mëdhenj. “Xheksonët” produan shtatë singëll platinë, duke shitur mbi një milion kopje. Në vitin 1979, Kuinsi Xhons prodhoi albumin e parë solo të Xheksoni “Jashtë murit”, një sukses i jashtëzakonshëm që shiti 10 milionë kopje, përpara se të linçonte fenomenalin “Triller”, që e bëri atë, jo vetëm të pasur pas shitjeve të 41 milionë kopjeve, por dhe të famshëm në të gjithë botën. “Ai arriti në atë pikë, ishte i pasur, shumë i fuqishëm e i famshëm, që e lejoi atë të hiqte dorë nga çdo lloj realiteti”, - tha Tompson për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”. “Triller” u pasu nga “Bad” në vitin 1987 (20 milionë kopje të shitura) dhe nga “Dangerous” në vitin 1991 (21 milion të shitura). Në vitin 1991, Xhekson, tashmë shumë i pasur, nënshkroi një kontratë me “Sony Music”, që vendosi një rekord për një artist. Pas shitjeve të disqeve, “Sony” pohoi se kishte grumbulluar mbi 1 miliard dollarë.

AKUZA PËR ABUZIME
Në vitin 1993, një akuzë për abuzim seksual ndaj një djali 13-vjeçar të një ish-mikut të tij, provokuan edhe ndjekjen dhe investigimin nga policia. Një vit më pas, Xhekson arriti një marrëveshje jashtë gjykatës me familjen e djalit, për të cilën u pagua një total prej 22.3 milionë dollarësh për tërheqjen e akuzave. Gjithsesi, marrëveshje u trajtua si një rast kriminal. Jeta e Xheksonit u komplikua pas rritjes meteorike të famës së tij, ndërkohë që Majkëll iu nënshtrua transforimeve dramatike fizike. Me kalimin e viteve, lëkura e tij u bë gjithnjë e më e bardhë dhe ai shfaqej në publik me një fytyrë tërësisht të krijuar nga ndërhyrjet e kirurgjisë estetike. Në vitin 1994, ai befasoi publikun kur u martua me Liza Meri Prislin, vajzën 26-vjeçare të Elvis Prislit. Martesa zgjati më pak se dy vjet dhe ishte në fokusin e tabloidëve rozë. Interesi i Majkëllit për muzikën nuk ra. Në vitin 1995, Majkëll nxorri albumin “HIStory, Past, Present and Future -- Book I”, por edhe pse shpenzimet e “Sony Music” kapnin shifrat 40 milionë dollarë, të ardhurat ishin në më pak mbi 50 milionë dollarë. Albumi i tij i ardhshëm, “Invicible”, dështoi. Xhekson u martua më pas me infermieren Dei Rou, një 37-vjeçare që Majkëll e njohur kur ai iu nënshtrua ndërhyrjes plastike në vitin 1997. Ata patën dy fëmijë, Prince Michael and Paris Michael Katherine, përpara se të divorcoheshin në vitin 1999. Xhekson pati një fëmijë të tretë, Prince Michael II, i lindur me një grua të panjohur. Në vitin 2002, Majkëll u fotografua në ballkonin e një hoteli në Berlin të Gjermanisë, duke e tundur atë në mënyrë të pakujdesshme. Më pas erdhën edhe akuza për mospagimin e faturave. Nëntorin e vitit të kalaur, Xhekson dhe princi i Bahrenit arritën një marrëveshje “miqësore” për të mos e çuar çështjen në gjykatë për një shumë të pa paguar që kapte shumë 7 milion dollarë.

“Majkëll, Allahu
është me ty!”

Xhermën Xhekson, vëllai i Majkëllit, i kërkoi me lutje medias të respektonte privacinë e familjes gjatë kësaj kohe. “Allahu do të jetë me ty, Majkëll, gjithmonë”, - tha vëllai i tij, i cili është një mysliman.

“The Sun” paralajmëroi
vdekjen në dhjetor 2008

Mediat ndërkombëtare kanë spekuluar më parë jo pak në lidhje me vdekjen e parakohshme të Majkëll Xheksonit. Tabloidi britanik “The Sun”, në një shkrim të botuar, më 22 dhjetor 2008, me titullin “A është Majkëll Xhekson duke vdekur?”, zbuloi nga biografi i Xheksonit, Ian Halperin, se “mbreti i popit” kishte nevojë urgjentisht për një transplant mushkërish, pasi nuk arrinte dot të mbushej plotësisht me frymë.

Mjekët, një orë
luftë me vdekjen

Mjekët u përpoqën për më shumë se një orë për të ringjallur Mjakëll Xheksonin, të goditur nga një arrest kardiak. Lajmin e bëri të ditur vëllai i tij, Xhërmen Xhekson: “Me mbërritjen e tij në spital, një ekip doktorësh, përfshirë dhe kardilogët e emergjencës u përpoqën ta ringjallin atë, por ishin të pasuksesshëm.”, Shkaku formal i vdekjes së tij do të publikohet pas autopsisë. Vdekja e tij konsiderohet si humbja më e rëndësishme e një pop-stari që nga koha e Elvis Preslit.

Lotë pa fund, nga Madona... te Liza Prisli

Këngëtarët më të mëdhenj amerikanë e të botës u bashkuan në respektin ndaj ikonës së padiskutueshme të pop-it, Majkëll Xhekson, duke pohuar se ishin jashtëzakonisht të prekur nga vdekja befasuese e tij. Madona tha se ajo shpërtheu në lotë kur mori vesh lajmin se bota kishte humbur “një nga më të mëdhenjtë” e muzikës pop. “Nuk mund të pushoja së qari kur mora vesh lajmin e hidhur. Unë gjithmonë e kam admiruar Majkëll Xheksonin. Bota humbi një nga më të mëdhenjtë, por muzika e tij do të jetojë gjithmonë”. Aktorja me famë botërore, Elizabet Tejlor, një nga miqtë më të ngushtë të Xheksonit, ishte “shumë e shkatërruar”, sipas një deklarate të zëdhënësit të saj për “People”.
LIZA PRESLI
Gruaja e yllit Xhekson, Liza Meri Prisli, vajza e Elvis Prislit, tha se vdekja e tij e kishte lënë të pa fjalë. “Jam kaq e shumë e hidhëruar dhe ç’orientuar nga të gjitha emocionet e mundshme. Jam zëmërthyer për fëmijët e tij. Di gjithçka për të, për familjen e tij. Kjo është një humbje e madhe në shumë nivele. Më mungojnë fjalët për ta shprehur”, - tha Prisli për televizionin “MTV”.

Timbërlejk: “Bota humb një gjeni”

Ylli i i popit, Xhastin Timëbërlejk tha se bota “humbi një gjeni dhe një ambasador të vërtetë jo vetëm të muzikës pop, por që të gjithë muzikës”. “Ai ishte një frymëzim për gjenerata të tëra dhe unë do t’i mbaj gjallë tërë jetën time momentet që kam ndarë më të dhe të gjitha gjërat që mësova rreth muzikës dhe kohës që ne kemi shpenzuar bashkë”.
XHONS
Në të njëjtën gjendje ishte edhe ish-bashkëpunëtori i Xheksonit, producenti Kuinsi Xhons: “Nuk gjeja dot fjalët. Perëndia nga bashkoi shpirtrat tanë dhe na lejoi të bënim atë që bëmë në vitet ’80. Nga ajo ditë, ajo muzikë është luajtur në çdo cep të botës, dhe arsyeja është pasi ai i kishte të gjitha, talent, sharm dhe profesionalizëm. Kam humbur vëllai tim të vogël dhe një pjesë e shpirtit tim shkoi bashkë me të”.
SHVARZENEGER
Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Shvarzenger, shprehu keqardhjen tij “për një nga ikonat më me influencë në industrinë e muzikës”: “Të gjithë kalifornianët shprehin dhimbjen e hidhërimin e tyre për vdekjen e tij”.

Historia e një miti

1958 - Lindi më 29 gusht në Indiana, SHBA

1962 - Formoi “Xhekson Fajv”, një grup popi me katër vellëzrit e tij. Majkëll ishte atëherë vetëm 4 vjeç.

1972 – Albumi i parë si solist, “Ben”

1979 – Nxori albumin “Off the Ëall”

1982 – Doli albumi “Thriller”, 40 milionë disqe të shitura

1988 – Kryen operacionin e parë plastik

1992 – Nënshkroi një kontratë prej 1 miliardë dollarësh me “Sony Records”

1994 – Pagoi 20 milionë dollarë pas akuzimit për abuzim seksual ndaj një djali 13-vjeçar

1994 – Martohet me Liza Meri Prisli, vajzën e Elvis Prisilit

1996 – Divorcohet nga Liza Meri Prisli

1996 – Martohet me infermieren Debi Rou

1997 – Lind djali i parë, Princ Majkëll

1998 – Lind vajza Paris Majkëll Ketrin

1999 – Divorcohet nga Debi Rou

2009 – Lajmëroi një tur prej 50 koncertesh në Londër

26 qershor 2009 – Ndërroi jetë pas një ataku kardiak.

Çmimet: 13 trofe “Grammi”

Historia, fama e Xheksonit edhe në Shqipëri

Uebsajti amerikan “The Hufington Post”, në një artikull të shkruar nga gazetari e publicisti R J Eskou, ka shkruar për famën që ka gëzuar Majkëll Xheksoni në të gjithë botën. E veçanta e shkrimit me titull “Global Pop: Finding Michael Jackson in Albania” (Globalizmi i pop-starit: Të gjesh Majkëll Xheksonin në Shqipëri), tregon një ngjarje interesante që i ka ndodhur personalisht gazetarit gjatë vizitës së tij në Shqipërinë komuniste të viteve ‘1980. “Ashtu si Koreja e Veriut sot, edhe Shqipëria e asajkohe ishte një vend tërësisht i izoluar. Natyrisht, që njiheshin “Bitëllsat”, por mbeta plotësisht i habitur kur disa njerëz m’u drejtuan: ‘Majkëll Xhekson, Majkëll Xhekson, a e njihini ju atë?’ Jo, iu përgjigja. Më pas ata më lanë të hyja në Shqipëri”.

27 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›