Sebastian Fetel me makinen Red Bull merr mimin e Madh te Malajzise
Mbret i garave të shpejtësisë e konfirmoi edhe një herë mbretërimin e tij. Sebastian Fetel, me makinën e tij Red Bull, fitoi pa asnjë problem edhe Çmimin e Madh të Malajzisë, duke dominuar nga fillimi deri në fund, po ashtu siç kishte fituar edhe një ditë më parë në betejën për “pole position”.
Kjo ishte fitorja e dytë në dy gara të deritanishme për gjermanin, i cili kryeson renditjen e kampionatit me 24 pikë më shumë se vendi i dytë, që mbahet nga anglezi Xhenson Baton dhe po ashtu Red Bull kryeson renditjen për skuadrat, me 22 pikë më shumë se Meklaren Mercedes. Kryesuesi përballoi gjysmën e dytë të garës pa sistemin Kers, sistem që shton fuqinë e makinës, ndonëse përdorimi në nisje të Çmimit të Madh e ndihmoi pilotin që të shkëputej nga ndjekësit.
Nëse Fetel nuk pati probleme, pas tij u zhvillua një garë dramatike me ndryshime pozicionesh deri në fund. Vendin e dytë e fitoi pikërisht Baton me Meklarenin e tij, duke fituar duelin personal me shokun e skuadrës, Hamilton dhe duke e lënë prapa atë në renditjen e përgjithshme. i treti doli gjermani tjetër, Nik Hajdfeld, me makinën shumë interesante Reno, që përfitoi nga dueli i ashpër mes Hamiltonit dhe Alonsos pikërisht për vendin e tretë.
Drama më e madhe ndodhi në xhiron e 45-të kur piloti i Ferrarit sulmoi anglezin e Meklaren Mercedesit, por pa mundur ta kalonte. Veçse ishte një incident ku të dyja makinat pësuan dëme, duke u detyruar të hynin në bokse. Kjo bëri që Alonso të përfundonte i 6-ti dhe Hamilton i 7-ti.
Red Bulli tjetër, i drejtuar nga australiani Mark Ueber, zuri vendin e katërt, duke i dhënë pikë të vlefshme skuadrës, po ashtu si Felipe Masa i Ferrarit që doli në vend të 5-të.
Shtatë herë kampioni i botës, Mikael Shumaker, u detyrua të kënaqej me vendin e 9-të me makinën Mercedes, duke fituar pikë nga kjo garë, ashtu siç bëri edhe piloti i ri skocez, Di Resta me makinën Force India, që doli i dhjeti. Kjo ishte pika e dytë në dy gara për skocezin.