Skenderbeu fitoi 2-0 ndaj Shkumbinit ne Korce golat nga Soza e Bratic

Përgjigja vonoi vetëm 3 orë dhe erdhi e fortë. Skënderbeu mbylli me fitore ndeshjen ndaj Shkumbinit në Korçë, falë golave në çdo pjesë loje, ndonëse futbolli i ofruar në stadium nuk ishte i nivelit më të lartë. Gjithsesi, fitorja i dha mundësi korçarëve që të afroheshin sërish në 1 pikë distancë me Flamurtarin.
Nuk mund të thuhet se nuk pati presion për skuadrën e Shpëtim Duros, e dënuar për të fituar pasi rivalët i kishin marrë 3 pikët e tyre, ndërsa titulli kampion mbetet synimi madhor i sezonit. Dhe goli erdhi shpejt, që në minutën e 13-të nga një lojtar i fituar në fazën e dytë, argjentinasi Sosa, që dhuroi qetësi për vendasit.
Po në pjesën e parë pati kohë edhe për një shtyllë nga ana e Sefës, ndërsa Skënderbeu u përpoq të siguronte fitoren nga çdo e papritur. Siguria do të vinte vetëm në pjesën e dytë.
Veçse, skuadra vendase do të vononte në golin e saj të dytë, ndërsa tifozët miq të ardhur nga Peqini e treguan veten në mbështetje të skuadrës së tyre. Trajneri Duro largoi Muzakën nga loja për të freskuar manovrën e sulmit, ndërsa Bekim Kuli ndërmori një aksion personal për Shkumbinin, i ndalur nga mbrojtja. Por goditja do të vinte menjëherë pas kësaj kur në 75’ Davor Bratiç shënoi një gol të shkëlqyer me një gjuajtje nga jashtë zonës, goditje që nuk u prit dot nga portieri mik.
Gëzim i kuptueshëm për kroatin që shënoi një gol edhe javën e kaluar në fitoren 2-0 në Krujë ndaj Kastriotit, por gëzim i kuptueshëm edhe për presidentin korçar, Zeqo në tribunën qendrore të stadiumit.
Shkumbini nuk e dha veten të dorëzuar dhe provoi menjëherë pasi pësoi gol, por fati nuk ishte me tëo pas një gjuajtjeje nga larg. Më pas, ishte Mustafaj që sërish iu afrua golit për miqtë, por Shehi e ndali gjuajtjen e tij të pozicion anësor.
Minutat e mbetura patën shumë përpjekje, por jo edhe po kaq rrezikshmëri, ndërsa Shkumbini sërish provoi të shënonte me një gjuajtje nga distanca të Veliajt, por Shehi sërish ishte në trajektoren e topit.
Me këtë fitore, korçarët mbyllën me sukses pjesën e tyre të javës së 27-të të Superligës, ndërsa javën e ardhshme do të udhëtojnë drejt Tiranës, për të luajtur ndaj Dinamos.