E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sedorf: “Në Shqipëri më ngrohtë se në Holandë”

Kombëtarja holandeze mbërriti sot në Shqipëri e rrethuar nga një interesim i jashtëzakonshëm i medias dhe tifozerisë shqiptarë. Në aeroportin e Rinasit, trajneri Marko Van Basten ishte nën "vëzhgimin e rreptë" të një kordoni policor, aq sa të krijohej përshtypja se kishte "rrethuar" një të ekstraduar. Tekniku i "portokallinjve" nuk tha asnjë fjalë për mediat e pranishme, ndërsa nga një deklaratë të shkurtër dhanë sulmuesi Rud Van Nistelroi, Sederof dhe Van der Sar. "Do të jetë një ndeshje e vështirë por do të shënojmë- tha sulmuesi i Realit të Madridit, Van Nistelroi. Mesfushori i Milanit, Sedorf u ndje i kënaqur që ai kishte shumë fansa në Shqipëri. "Në Shqipëri më ngrohtë se në Holandë". "Kemi ardhur për të fituar",- tha për Vizion Plus, kapiteni i Holandës, portieri Van Der Sar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›