E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm “portokalli”, dëmtohet Shnajder

Mesfushori i Realit të Madridit dhe një nga lojtarët më në formë të "tulipanëve", Uesli Shnajder, është në dyshim të madh për Holandën në ndeshjen kundër Shqipërisë, për shkak të një dëmtimi në kavilje. Shnajder u dëmtua kur ai u përplas me mbrojtësin Mario Melshiot gjatë stërvitjes së sotme.
Sipas medias holandeze, 23-vjecari, autori edhe i golit të parë kundër Bullgarisë, mund të mos udhëtojë me shokët e tij drejt Tiranës.
Lajmi i mirë për trajnerin e "portokallinjve", Van Basten, është fakti se kapiteni i Hamburgut, Rafael Van Der Vart, do të jetë në dispozicion të Van Bastenit pas pushimit të detyruar në fitoren e Holandës kundër Bullgarisë, për shkak të një problemi në pulpën e këmbës.
I dëmtuar për Holandën është edhe mbrojtësi i Ajaksit, Xhon Heitinga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›