Bariç: “Do të japim gjithçka”

Nga Durrësi, Dash Frashëri
I qeshur në foton zyrtare të përfaqësueses me kostumet e reja zyrtare të skuadrës. Pak shaka në hollin e hotelit me ndihmësit e tij, Kovacic e Duro, dhe pas kësaj, shumë serioz në konferencën e tretë për shtyp. Atë më të rëndësishmen. Si zakonisht e fillon konferencën me një batutë. Madje, Oto Baric merr përsipër dhe kërkon edhe falje në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit. "Salla është shumë e vogël për ne". Dhe ka të drejtë, interesimi i medias është i jashtëzakonshëm. Madje nuk mungon edhe një gazetar holandez i të përditshmes më të madhe "Telegraf". Gjithsesi, i zhveshur nga kostumi zyrtar, me këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe, i rrethuar nga përkthyesi i tij, Ajet Xeka, e ndihmësi i tij, Kovacic, Oto është i gatshëm të flasë.
Cfarë pret Baric nga takimi me Holandën
Ne presim një ndeshje shumë të vështirë. Kam muaj që e përsëris shpesh se ne jemi bërë akoma më të mirë, më kompakt dhe më të uritur. Kundërshtari është shumë i fortë, pa dyshim absolut në Europë dhe një ndër më të mirët në botë"
Sa beson te lojtarët?
Unë shpresoj se cdo lojtar do të japë gjithcka dhe nëse cdo lojtar yni do të japë gjithcka, nga pikëpamja luftarake, e vrapimit dhe nga pikëpamja taktikë në lojë, dhe si shok do të ndihmojë njëri-tjetrin maksimalisht, vetëm atëherë unë do të besoj se për Holandën do të jetë e vështirë dhe ne do të kemi mundësi të marrim një rezultat të mirë. Unë do të thosha se me një rezultat të mirë, unë parakuptoj edhe një barazim.
Entuziazmi mund të ndikojë pozitivisht?
"Unë e di sa një entuziazëm të madh, dhe secili është shprehur se dëshiron të fitojë, por nëse do ta mendoni pak, do ta kujtoni më vështirësi se kur Holanda ka humbur. Ne në Amsterdam ne luajtëm mirë, dhe unë shpresoj se në krahasim me ndeshjen e parë, me një gjyqtar korrekt, unë premtoj në emër të skuadrës dhe në emrin tim se ne do të japim gjithcka. Unë jam i bindur se cdo lojtar e kupton, së të luash përballë një stadiumi të shitur plotësisht, duhet të luftojë shumë dhe të japë gjithcka, atëherë besoj se nesër (sot) në mbrëmje pas përfundimit të takimit do të jemi të gjithë të kënaqur.
Cili do të jetë formacioni?
Ne do të luajmë me Beqaj, Dallku, Dede, Curri, Vangjeli, Lala, Cana, Muka, Duro, Bogdani, Kapllani. Objektivisht i takonte Haxhit të luante nga minuta e parë, por ai ishte gjashtë-shtatë ditë i sëmurë, dhe ka luajtur këtë vit shumë pak për klubin e tij. Unë besoj se ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ne, në pjesën e dytë. E njëjta gjë vlen edhe për Bushin, edhe ati i mungon praktika e lojës. Skuadra më e mirë që kam në dispozicion është kjo që kam përzgjedhur. Më vjen keq, që Berisha nuk është i gatshëm për ndeshjen me Holandën. Në ndeshjet e ardhshme do të kemi edhe shërbimin e Elvin Beqirit.