Berisha, gol tjetër në miqësore

Besart Berisha ishte një nga autorët e dy golave në miqësoren e sotme të fituar nga Hamburgu me skuadrën amatore të Oberligës, Altona 93 (2-0). Kjo fitore më shumë psikologjike vjen menjëherë pas humbjes katasrofale 0-2 me Bajernin e Mynihut. Boubacar Sanogo shënoi golin e parë në minutën 21, ndërsa Besart Berisha dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë (49').