E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seedorf: Jemi në pozitë të mirë

Veterani i Milanit, Clarence Seedorf, mendon se ata janë mirë të pozicionuar në betejën e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Barazimi 0-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të thotë se Rossonerët mund të shkojnë më tej edhe me një barazim me gola në ndeshjen e kthimit në Nou Camp që zhvillohet të martën e ardhshme.

“Kjo na ofron neve mundësinë të kualifikohemi në raundin e ardhshëm. Ata duhet të luajnë për fitore, ndërsa ne do të kemi dy nga tre rezultatet në dispozicion”.

“Çdo skuadër ka anët e dobëta dhe ne përfundimisht mund të sjellim në shtëpi një barazim. Skuadrat italiane dinë si të mbrohen, ndërsa sonte ne i ndërruam anët dhe bëmë presion e të tjerët u mbrojtën”.

“Besoj se ne mund të kalojmë më tej dhe e respektoj Barcelonën. A do të jemi si Interi i Jose Mourinhos? Mos harroni se Milani e ka fituar Ligën e Kampionëve i pari...”, ka thënë Seedorf.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›