APOEL-Real

Reali i Madridit arriti një fitore të rëndësishme 3-0 në fushën e APOEL Nikozoas, falë golave të Benzema e Kaka dhe praktikisht e sheh veten në gjysmëfinalet e Champions League.
Nëntë herë kampionët e Europës e dominuan plotësisht sfidën përballë ekipit të parë qipriot që luante në çerekfinalet e aktivitetit më prestigjioz për klube, e që arriti të mbante të paprekur portën deri në 15 minutat e fundit.
"Ajo që APOEL-i ka bërë ishte fantastike dhe arritja deri në çerekfinale. Përsa i takon ndeshjes, na është dashur të luajmë në maksimumin e forcave për të fituar. Kundërshtarët ishin të shkëlqyer në mbrojtje dhe meritojnë respektin tonë. Ishte e rëndësishme të kontrollonim lojën, sepse edhe nëse nuk do të fitonim, nuk duhej të humbisnim 1-0. Gjithsesi e dinim që APOEL-i do të kishte paksa vështirësi në fundin e ndeshjes dhe për këtë arsye aktivizova Kakanë dhe Marselon, kur rivalët tanë ishin pak të lodhur”, vlerwsoi ai.
APOEL-i nuk arriti të gjuante asnjëherë portën e Realit, ndërsa trajneri i surprizës qipriote, Ivan Jovanoviç mendon se pësimi i golit të parë, ishte një goditje e rëndë për skuadrën e tij.
“Arritëm ta përballonim Realin deri në një pikë të ndeshjes, por në fraksionin e dytë i lojës presioni ishte shumë i madh. Kur pësuam dy gola, skuadra u zhgënjye aq shumë sa lëshoi në lojë dhe pësoi edhe golin e tretë. Gjithsesi, mendoj se Reali arriti një fitore të merituar. Për mua dhe lojtarët e APOEL-it, sfida me madrilenët ishte qershia mbi tortë e këtij sezoni dhe shpërblimi për të gjithë punën e bërë nga muaji prill e deri më tani”, tha Ivanoviç.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Realit të Madridit dhe APOEL-it do të luhet në “Santiago Bernabeu” të mërkurën e ardhshme.