E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra optimist për ndeshjen e kthimit

Zlatan Ibrahimovic është plot besim rreth shanseve të Milanit për kualifikim në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas barazimit të mbrëmshëm pa gola ndaj Barcelonës.

“Ne vrapuam shumë dhe çdokush e di se Barcelona ka më shumë fuqi se çdo skuadër tjetër në botë”.

“Ne ia dolëm mirë dhe krijuam disa raste shënimi, por nuk arritëm të shënojmë. Sidoqoftë, barazimi 0-0 është një rezultat i mirë dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”.

“Ne tashmë kemi luajtur në Barcelona, edhe pa mua, prandaj do t`i japim një shtytje dhe jam shumë optimist”, ka thënë suedezi pas ndeshjes së mbrëmshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›