Getce rinovon me Dortmund

Talenti 19-vjeçar i Borusias së Dortmundit, Mario Gëtce ka rinovuar kontratën me kampionët e Bundesligës deri në verën e vitit 2016. Ylli i ri i përfaqësueses gjermane i jep fund në këtë mënyrë spekulimeve për të ardhmen e tij, duke zgjedhur të qëndrojë te skuadra që e promovoi në arenën e futbollit të madh.
Gëtce e ka shpjeguar vendimin e tij duke deklaruar se “të gjithë e kanë të qartë që ndihem mirë në Dortmund. Procesi i rritjes së kësaj skuadre nuk ka përfunduar dhe dua të jem pjesë e këtij projekti”.
Lojtari bavarez militon në radhët e Borusias që prej moshës 8-vjeçare dhe pas debutimit në ekipin e parë në nëntor të vitit 2009 ka qenë një prej pikave të forta të skuadrës, që fitoi titullin kampion gjatë sezonit të kaluar.
Në këtë kampionat, Gëtce ka realizuar pesë gola në 14 ndeshje për Dortmundin, që kur mungojnë 7 ndeshje nga fundi i sezonit, kryeson Bundesligën me 5 pikë më tepër se ndjekësit më të afërt, Bajern i Mynihut.
Rinovimi i mesfushorit me tipare sulmuese ka ardhur si një lajm i keq për Juventusin dhe Arsenalin, të cilat shpresonin ta blinin në merkaton e verës.