Reagimet pas sfides Benfika-elsi

Rrjeta i dha të drejtë zgjedhjes së trajnerit të përkohëshëm, Roberto Di Mateo, që zgjodhi të aktivizonte sulmuesin në vend të lojtarit të përfaqësueses angleze, Daniel Starrixh.
“Sfida me Napolin ishte një mal i lart që duhej ngjitur, por ne ia dolëm. Edhe ndeshja e kthimit me Benfikën është e ngjashme, megjithatë detyroja jonë lehtësohet disi nga fakti që fituam jashtë fushe. Gjithsesi, rezultati 1-0 nuk të jep siguri dhe nuk duhet të na zëjë gjumi të qetë, duke menduar se jemi kualifikuar. Kjo edhe për faktin se Benfika ka arritur rezultate të rëndësishme në këtë edicion të Champions League”, deklaroi Di Mateo.
Humbja në stadiumin “Da Luz” ka bërë që Benfika të humbasë fortesën e saj. Megjithatë trajneri i shqiponjave portugeze, Horge Hezus, theksoi se pavarësisht humbjes, skuadra e tij kishte shanset më të mira për të shënuar.
“Për mendimin tim, merita kryesore e Çelsit ishte që kishte fat që nuk pësoi gol. Ata pritën gjatë gjithë ndeshjes një mundësi dhe sa iu dha ky rast, arritën të na shënonin. Për këtë arsye mund të them që nuk u çudita nga Çelsi. Por, pavarësisht humbjes, vazhdoj të besoj se kemi shanse të kualifikohemi në Londër”, vlerësoi ai.
Kjo fitore ishte e para jashtë fushe për Çelsin në këtë edicion të Champions League. Takimi i kthimit do të luhet më 4 prill në “Stemford Brixh”.