E Diel, 1 Nëntor 2026

Hulk, i hapur për Realin e Barçën

Sulmuesi i Portos, Hulk nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të luajë në Barcelonë apo Real Madrid, pas spekulimeve që kanë filluar të qarkullojnë kohëve të fundit.

Përkundër faktit se e ka pranuar që ndihet mirë në Porto, sulmuesi 25 vjeçar nuk e fsheh dëshirën që ta bëjë hapin e radhës në karrierë.

“Jam i lidhur ngushtë me Porton, por kush nuk do të dëshironte të luajë për Barcelonën me kualitetin që ka? Barcelona ose Real Madridi, mendoj se do të thosha po, për të luajtur për këto ekipe”, theksoi sulmuesi brazilian për të përditshmen ‘A Bola’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›