Valcke i kërkon falje Brazilit

Sekretari gjeneral i FIFA-s, Jerome Valcke, i ka kërkuar falje Brazilit, të cilin një ditë më parë e kishte kritikuar ashpër në vazhdën e përgatitjeve për Botërorin 2014.
Vaclke kishte thënë se ky vend e meriton një goditje nga prapa, për shkak të vonesave në përgatitje. N
ë një letër, francezi ka kërkuar falje ndaj të gjithë atyre që janë ndier të ofenduar nga kjo deklaratë. “E kam përdorur një frazë që në frëngjisht do të thotë vetëm që të përshpejtohet ritmi, por në përgjithësi është plasuar në mënyrë më vulgare”, deklaroi Valcke.