E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba, sulmuesi i shekullit XXI

Didier Drogba është sulmuesi më i mirë i shekullit XXI, sipas Institutit Ndërkombëtar për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS), i cili ka marrë në konsideratë golat e shënuar me Kombëtaret dhe me klubet përkatëse në garat ndërkombëtare.

Sulmuesi i Chelseas, ka shënuar 92 gola, i ndjekur nga sulmuesi gjerman i Lazios, Miroslav Klose, që ka 88 gola.

Pozita e tretë i takon holandezit të Malagas, Ruud Van Nistelrooy (87), kurse sulmuesi aktual i New York Red Bulls, francezi Thierry Henry është i katërti me 85 gola. Në vendin e pestë është sulmuesi i Anzhit, kamerunasi Samuel Eto'o është i pesti me 84 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›