E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titulli, të gjithë kundër Tiranës

Speciale nga Altin B. Kodra
Gjysma e parë e sezonit 2006-2007 të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka ulur në javën e fundit të dhjetorit siparin e saj, duke përvijuar dalëngadalë, si pretendentet për titull, ashtu edhe ato skuadra që sezonin tjetër do t'u duhet ta provojnë fatin një kategori më poshtë. Ky gjysmësezon ka konfirmuar si kandidate të përhershme për titull, Tiranën, por ka dhuruar edhe dy surpriza, sic është Teuta dhe Vllaznia, ndërkohë që ka zhgënjyer kampionia në fuqi, Elbasani, ashtu sikundër kanë bërë edhe dy skuadrat e tjera kryeqytetase, Partizani dhe Dinamo, të cilat vazhdojnë të mos jenë në gjendje të përligjin historinë dhe statusin e tyre si "superfuqi" të futbollit shqiptar. Ndërkaq, në krahun tjetër të tabelës së renditjes, pritet një betejë po aq e fortë midis 6 skuadrave të mbetura, për të shmangur rënien nga kategoria. Në "pole-position" për një "nder' të tillë, hëpërhë qëndron Apolonia e Fierit dhe Shkumbini i Peqinit, ndonëse, për vetë natyrën e cuditshme të rezultateve në futbollin shqiptar, nuk mund ta konsiderojë veten të sigurt edhe Besa e Kavajës dhe Kastrioti i Krujës. Ndërkaq, më premtuese duket gjendja për dy skuadrat tradicionale të futbollit shqiptar Luftëtarin dhe Flamurtarin, të cilat kanë dhënë shpesh shenja të një futbolli relativisht të kënaqshëm për të qëndruar në nivelin më të lartë të futbollit të organizuar në Shqipëri. Kategoria Superiore Ja shanset e skuadrave Beteja për titull: Tirana 80 % Teuta 60 % Vllaznia 50 % Partizani 40 % Elbasani 30 % Dinamo 25 % Beteja për mbijetesë Luftëtari 60 % Flamurtari 55 % Kastrioti 45 % Besa 40 % Shkumbini 20 % Apolonia 15 %

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›